“Rimëkëmbja post-pandemike e Turizmit Europian përmes Kulturës, Trashëgimisë dhe Krijimtarisë” ishte tema e konferencës së mbajtur online më 22.10.2020, nga Rrjeti Europian i Turizmit Kulturor, ECTN (Europian Cultural Tourism Network), në të cilin mori pjesë edhe Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit si anëtar i këtij rrjeti. Nën drejtimin e z.Manos Vougioukas, sekretar i përgjithshëm i ECTN prezantuan përgjatë sesioneve znj. Anne Grady, përfaqësuese e European Commission DG EAC, znj. Sneška Quaedvlieg – Mihailovic, përfaqësuese e Europa Nostra, Iulia Niculica nga...
Xhamia shekullore e Muradies, ndodhet në Vlorë dhe është ndërtuar nga “Mikelanxhelo i Orientit”, (pseoudonimi i arkitektit të njohur Mimar Sinani) Xhamia e Muradies është ndër monumentet më të spikatura të trashëgimisë kulturore. Sipas një mbishkrimi që ka qenë i vendosur në hyrje, xhamia është ndërtuar në vitin 1542 me urdhërin e Sulltan Sulejmanit. Ajo ndodhet në zemër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit te Flamurit. Objekti është i dukshëm prej të gjitha anëve, sepse në afërsi nuk është ngritur asnjë...
Libri “Korça pa makijazh” i autorit Vepror Hasani, vjen për lexuesin shqiptar nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, në një botim voluminoz dhe me shumë vlerë për të shkuarën historike të këtij qyteti, por edhe për rëndësinë e tij turistike. Në këtë vepër përshkruhet historia e qytetit të Korçës, jo si një legjendë a gojëdhënë, por me datë të saktë themelimi dhe me vërtetësi në çdo ngjarje e në çdo detaj. Ajo është produkt i bashkëpunimit me disa autorë elitarë...
Tyrbja e Sulltan Muratit në Obiliq, ndër objektet më të vjetra të arkitekturës Osmane në balkan. Është ndërtuar në shek. XIV, për trashëgimtarin e tretë të fronit osman, Sulltan Muratin I, i cili u vra në Betejën e Parë të Kosovës në vitin 1389. Planimetria e kësaj ndërtese e ka formën e katrorit të mbuluar me kupolë prej tullave. Në anën e jashtme, porta e hyrjes ka një dekorim të gdhendur në mermer, që përmban motive florale dhe kuranore. Dokumentacioni i...
Qendra Rajonale për Zhvillim dhe Bashkëpunim – RCDC, partneri shqiptar i Projektit INNOViMENTOR organizoi një udhëtim me përfaqësues të ndryshëm të mediave dhe institucioneve të specializuara në udhëtim dhe turizëm. Fokusi i këtij organizimi ishte vizita në 10 vende turistike në territorin e Tiranës si: Muzeun Historik Kombëtar, Kullën e Sahatit, Pedonalja, Parkun kombëtar, Petrelë, ujëvarën e Shëngjergjit etj. Pjesëmarrësit treguan interes për të njohur këto vende, sitet, monumentet dhe objektet e përzgjedhura posaçërisht për këtë udhëtim. Programi ishte hartuar me kujdes duke...
Kur përmendet togfjalëshi Xhamia e Plumbit, zakonisht mendja asocion në Xhaminë e Plumbit që ndodhet në Shkodër, kurse jo edhe aq për xhaminë me po të njëjtin emër, e cila ndodhet në Berat dhe është një monument mjaft i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore. Xhamia në fjalë është një vepër e rëndësishme e trashëgimisë akritekturore të shekullit XVI në Shqipëri. Ajo është ngritur në qendrën e qytetit nga feudali vendas Ahmed Bej Uzgurliu, në vitet e 30-ta të shekullit të...
Xhamia e Allajbegisë është ndërtuar në një pozicion fushor, në fshatin Burim të Dibrës. Ajo përbëhet nga salla e lutjeve në formë kubike (me gjatësi 6.4 me 6.28) të mbyllur me një kube, minarja dhe themelet e një portiku. Muratura e xhamisë është me gurë e tulla, sipas teknikës së kluasonazhit, me dy rreshta tullash horizontale dhe dy tulla vertikale ndërmjet gurëve. Sipas gojëdhënës këtë xhami e ka ndërtuar një allajbeg vendas në nderim të djalit të tij (në ushtrinë...
Trajnimi “Certified Interpretive Guide”, CIG i sjellë për herë të parë në Shqipëri nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim më Interpret Europe IE, u përmbyll me sukses pas 5 ditësh intensive dhe një programi i cili përgjatë 40-orëve siguroi një paketë të gjithanshme e të larmishme mjetesh për të kthyer çdo fenomen në një përvojë dhe audiencat pasive në aktive. Ky trajnim i njohur në nivel ndërkombëtar është krijuar për këdo në fushën e turizmit, trashëgimisë kulturore, muzeologjisë, interpretimit por jo vetëm,...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT, në bashkëpunim me Interpret Europe, zhvilloi sot ditën e parë të trajnimit 5-ditor, Interpretive Guides Training, CIG. Takimi nisi me fjalën përshëndetëse nga koordinatorja e IETT, znj. Anisa Hykaj, e cila iu uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe bëri një prezantim të shkurtër të lektores, Valya Stergioti, koordinatore e trajnimeve të Interpret Europe, me më shumë se 20 vjet përvojë profesionale dhe asistentit lektor Max Dubravko Fijacko, trajnues i çertifikuar Interpretimi dhe koordinator i trashëgimisë kulinare. Programi i...
Xhamia e Beqarëve përfaqëson arritje të lartë ndërtim në mesin e objekteve të kultit në qytetitn e Beratit. Xhamia është një monument tepër i rëndësishëm e me vlera të shumta arkitekturore për qytetin e një mbi një dritarëve. Ajo ndodhet në pjesën e poshtme të lagjes Mangalem, buzë rrugës kryesore të Beratit. Është e ndërtuar me dy kate në mënyrë që t’i përshtatet terrenit të pjerrët. Po të vështrohet nga jashtë, menjëherë bie në sy minarja jo e gjatë, e cila ngrihet mbi...











