iett_institute

This author iett_institute has created 636 entries.

Ura e Goricës, Berat

Ura e Goricës, gjendet në qytetin e Beratit dhe është një nga urat e gurit më të mëdha në trevat shqiptare, njëkohësisht njëra prej urave më të vjetra të vendit. Ura është e ngritur mbi lumin Osum, në qendër të Beratit. Është ndërtuar në shekullin XVIII, fillimisht prej druri, e më pas në kohën e Ahmet Kurt Pashës ajo u ribë me gurë. Më vonë ura kaloi edhe në disa faza ndërtimi në periudha të ndryshme, ku pati një rindërtim thuajse...

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë

Një godinë ku do të gjeni frymëzim më shumë se gjithçka tjetër. Qyteti i pavarësisë është njëri ndër vendet më të vizituar në të gjithë Shqipërinë. Buzë detit të këtij qyteti gjendet edhe shtëpia e selisë së Qeverisë së Vlorës, 1912. Kjo godinë, fillimisht ka shërbyer si ndërtesë e Karantinës, e pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912, u bë selia e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit për 14 muaj, deri në 22 janar të vitit...

Muzeu i Dibrës

Muzeu ndodhet në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth 30 metër larg bulevardit kryesor. Ai ka qenë i vendosur në objekte të ndryshme, por momentalisht objekti në të cilin gjendet ky muze, ka qenë ndërtesa e Shtëpisë së Kulturës “Haki Stërmilli”, një ndërtesë dykatëshe, e vjetër për nga vitet e ndërtimit, por e mirëmbajtur bukur mirë. Në këtë ndërtesë dy katëshe mund t’i vizitoni tre pavione me 2000 relikte mjaft të rëndësishme të periudhave të ndryshme kohore. Për t’i parë...

Muzeu Etnografik i Gjirokastrës

“Qyteti i gurtë” me të drejtë konsiderohet margaritari i trashëgimisë sonë kulturore. Pikërisht në këtë qytet ndodhet edhe njëri ndër muzeumet më të rëndësishëm të traditës dokësore dhe zakonore. Objekti i muzeut është vendosur në lagjen “Palorto” dhe daton qysh në shekullin e XIX. Ndërtuar tre shekuj më parë, banesa e tipit kullë, që përfaqëson një model tipik të jetës të një familjeje qytetare patriarkale të kohës, po vazhdon ende të luajë rolin e muzeut në Gjirokastër. Objekti ka katër kate dhe...

Kalaja e Gjirokastrës

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë. Me vlera të shumëfishta që ka ky vend muze është pranuar ndër të parët qytete në UNESCO. E kur jemi te vlerat themi se simboli kryesor i qytetit është Kalaja. Kalaja e Gjirokastrës është e lidhur ngusht me vetë qytetin. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m...

Kalaja e Borshit

Kalaja e Borshit ngrihet mbi një kodër, e cila përfundon në majë me një kreshtë shkëmbore dhe zë një pozicion qendror kundrejt qytetit antik të Borshit. Kalaja e Borshit ngrihet në 500 m lartësi mbidetare dhe ka një pozicion të favorshëm për t’u vizituar. Sipas studiuesve, kalaja e ka zanafillën diku në shekullin e XII. Edhe pse ka mendime që ndërtimin e saj e lidhin me periudha të më hershme. Kjo kala, kohë më parë njihej me emrin si Kalaja e Sopotit,...

Kalaja e Shkodrës

Kalaja e Shkodrës, apo siç njihet ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Prej kohësh, ajo mbetët një monument shumë i rëndësishëm i vendit. Këtu nuk po ndalemi të shpjegojmë nga e ka marrë emrin Kalaja e Rozafës, sepse legjendën e Rozafës e kemi të njohur thuasje të gjithë. Kalaja është ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, nga ana jug-lindore e tij. Rezulton të...

39-vjetori i inaugurimit të Muzeut Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për...

Katedralja e Shën Shtjefnit, Shkodër

Katedralja e Shën Shtjefnit, nga banorët shkodranë njihet edhe si Kisha e Madhe. Thuhet se katedralja ndodhej brenda mureve të kalasë së njohur të Rozafës, deri në vitin 1478, kur pushtimi osman i qytetit të fortifikuar e shndërroi atë në xhami. Qindra vite më vonë, në vitin 1851, besimtarët shkodranë i kërkuan zyrtarisht Sulltanit në Stamboll që katedralja të ndërtohej në Shkodër. Pas 7 vitesh, në prill të vitit 1858, nisi ndërtimi i Katedrales. Me një pozicion të favorshëm fare pranë...

Marrëveshje bashkëpunimi mes IETT dhe CIT

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), nënshkruan sot, më datë 23.10.2020, një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar në arsim dhe jo vetëm, në mënyrë arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm, në shërbim të palëve të interesuara, bashkëpunëtorëve, studentëve, stafeve respektive të të dy institucioneve. Të pranishëm në këtë takim ishin Prof. Dr. Valter Shtylla, Kryetar i Bordit Drejtues të IETT dhe znj. Anisa...