iett_institute

This author iett_institute has created 636 entries.

Llabania, element i lashtë i veshjeve popullore shqiptare

Veshjet e sipërme që hidheshin supeve në mot të keq kanë qenë përdorur gjerësisht nga popullsia fshatare e vendit tonë. Një mbulesë për t’u mbrojtur nga reshjet ishte edhe llabania, një kapuç prej shajaku të dhirtë, që vendosej mbi kokë e zgjatej prapa në shpinë pothuaj deri në bel e më poshtë. Burimet e shkruara të kohës antike nga njëra anë dhe monumentet arkeologjike nga ana tjetër janë të mjaftueshme për të provuar karakterin ilir të këtij petku. Ndër monumentet më të qarta...

Vizitë në Muzeun Etnografik të Elbasanit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, IETT organizoi një vizitë kulturore në Muzeun Etnografik dhe Kalanë e Elbasanit, me studentët e Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT. Gjatë vizitës në këtë muze, studentët mësuan se ai pasqyron në mënyrë të detajuar trashëgiminë dhe kulturën, zejtarinë e kohës dhe jetën e përditshme të banorëve të këtij qyteti. Ata patën mundësi të njihen nga afër me punimet e metalpunuesve dhe artizanëve, orenditë tipike elbasanase, dhomën e punimit të leshrave dhe metaleve, dhomat...

Parku Arkeologjik i Orikumit

Një nga zonat më të vizituara në Vlorë, Orikumi, nuk është vetëm një qytet turistik bregdetar, por edhe një vendbanim i lashtë ilir, themeluar në shekullin Vl p.e.r, në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokaster. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut. Aktualisht, është zbuluar vetëm një përqindje e vogël e këtij qyteti antik, por gërmimet arkeologjike në të ende vazhdojnë. Në tarracën jugore janë zbuluar rrënojat...

IETT pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Një ndër fokuset e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit është përfshirja e të rinjve në komunitet, aftësimi i tyre gjatë dhe pas përfundimit të studimeve, si edhe përgatitja për tregun e punës. Në kuadër të thirrjes VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës shpallur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, IETT ka mirëpritur dy studentë për të zhvilluar praktikën në ambientet e Institutit. Nën udhëheqjen e koordinatores së IETT-së, dy të rinjtë përfituan një përvojë kualifikuese përgjatë tre...

Artizanati në Delvinë

Delvina është një nga qendrat urbane më të njohura në shkallë vendi kryesisht për traditën e hershme të artizanatit, artizanati në këtë zonë njihet që nga periudha mesjetare. Veprimtari të tilla si Panairi i Artizanëve synon rikthimin e pjesshëm të traditës së njohur delvinjote të artizanëve në kushtet e reja të zhvillimeve ekonomike e turistike. Artizanati ne kete rajon ka tradite te lashte. Dallohet sidomos zona e Delvines, ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj. Punime Bakri Ndonëse një zanat i...

Xhubleta mijëravjeçare, mbretëresha e kostumeve shqiptare

Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes sonë ilire, që malësoret e përcollën deri në vitet 1950-1960, pra përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve ku emblema për të gjitha është shqiponja. Nëse historia e popujve të tjerë të lashtë u trashëgua duke u shkruar në “hieroglifë” të gdhendura në gurë e mjete të tjera “rrethanore”, te iliro-shqiptarët kjo histori u trashëgua e “qëndisur” në mesazhet, ngjyrat, simbolet e figurat e xhubletës. E kush nuk është̈ mahnitur nga dallgët...

Artivizëm, Trashëgimi Kulturore dhe Performancë

Për t’u thelluar në raportin e lashtë të njeriut me artin, si dhe ndikimin e këtij raporti në historinë njerëzore, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT, në bashkëpunim me të rinjtë e Klubit të Artit në Kolegjin Universitar “Canadian Institute of Technology”, CIT, organizoi një takim me Iris Canaj, drejtuese e “DoArt” dhe pedagoge në Universitetin e Arteve. Në fillim të takimit zj. Canaj solli të dhëna mbi teatrin dhe kategoritë e tij. Kureshtja e studentëve na çoi shekuj pas...

Artizanati në Shkodër

Shkodra 2500 vjeçare njihet si një qytet me traditë të lashtë kulturore. Në shumëllojshmërinë e elementeve përbërëse të kulturës së saj, ajo që i jep një stil unik veprimtarisë së Shkodrës është kultura artizanale e këtij populli, e zhvilluar në drejtim të përpunimit të materialeve të ndryshme si: druri, metali, dhe lëkura me të cilën zakonisht punonin burrat. Gratë, në anën tjetër, punonin kryesisht me qëndisjen e rrobave, çarçafëve, jastëkëve, mbulesave të tavolinave, në endjet e shumëllojshme të pëlhurës, në punimet...

Artizanati në Mirditë

Krahina e Mirditës, sikurse dhe çdo trevë tjetër e Shqipërisë e ka pasur të zhvilluar artizanatin, pra punimet e dorës, zejtarinë. Punimet e dorës, ato tradicionale kanë lindur si nevojë për t’u pajisur me objekte, veshje apo çdo gjë tjetër të nevojshme gjatë aktivitetit jetësor të njeriut. Në Mirditë ekzistonte edhe tradita e thurjes së qilimave në tezgjah e cila aktualisht ka humbur. Tradita e podhimit të veshjeve popullore Tradita e prodhimit të veshjeve popullore është pasuri kulturore e çdo vendi. Këto veshje...

Misteri Kodra

Ky botim, projekt i Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT, sjell për herë të parë para lexuesit shqiptar biografinë e piktorit të shquar shqiptar Ibrahim Kodra, një nga mjeshtrat e artit figurativ botëror gjatë shekullit të XX. I veçantë në përmbajtje dhe i strukturuar mirë në vargje e tregime, ky libër ndriçon shumë aspekte të panjohura të jetës së piktorit që nga lindja, fëmijëria e deri te aktiviteti i tij artistik brenda dhe jashtë Shqipërisë. Libri “Misteri Kodra” është endje në...