Trashëgimia

Ujërat Termale të Bënjës

Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyrale dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur...

Ishulli i Maligradit

Ishulli i Maligradit është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore dhe një perlë mes liqenit të Prespës së Madhe. Gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe dhe është ishulli i dytë më i madh në liqen dhe ndodhet vetëm 20 minuta me varkë nga fshati Pustec. I njohur ndryshe edhe si “Ishulli i gjarpërinjve”, ka një sipërfaqe afërsisht 5 ha dhe është një ishull i vogël karstik tektonik, i pozicionuar 900 metra mbi nivelin e detit. Një destinacion...

Muzeu i Pogradecit

Muzeu i Pogradecit ndodhet në qendër të qytetit dhe përbëhet nga 3 pavianë kryesorë dedikuar Arkeologjisë, Etnografisë dhe Historisë. Artefaktet dhe dokumentet historike janë vendosur në mënyre kronologjike dhe tipologjike që vizitorët të kenë mundësinë të ndjekin evolucionin e objekteve në ekspozitë; mjetet e punës, qeramikat, mjetet e luftës, bizhuteritë, monedhat dhe veshjet. Muzeu i Pogradecit është një godinë dy-katëshe, që ekspozon objekte qe fillojnë nga vendbanimet më të vjetra në zonën e Pogradecit. Koleksioni përbëhet nga një sërë objektesh që...

Parku Arkeologjik i Finiqit

Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Foinikia ka një histori të lashtë, e cila ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Fshati...

Parku Arkeologjik i Amantias

Qyteti ilir i Amantias është ndërtuar në shek e V-të para Krishtit është një ndër thesaret dhe rrënojat më interesante të Shqipërisë, e pozicionuar në një kodër pozicinuar në qytetin e Vlorës. E veçanta e qytetit antik janë banesat dhe fortifikatat që u ngritën në një terren të vështirë malor. Ajo përmendet gjithësesi si një qendër peshkopate në antikitetin e vonë, dhe mund të dallohen dhe rrënojat paleokristiane të një bazilike. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht...

Muzeu i Artit Oriental ‘Bratko’

Muzeu Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Mborjes (1903-1990), i cili ishte artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Mborja ka lindur në Korçë, ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij. Gjergj Dhimitër Mborjes ishte nje fotograf i famshëm shqiptar në Hollywood, emri i të cilit qarkullonte në Tiranën komuniste për historinë e dashurisë me vajzën e mitur të...

Parku Arkeologjik Kombëtar i Antigonesë

Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha në territorin e Shqipërisë dhe vendbanimi antik më i rëndësishëm i Luginës së Drinos. Parku Kombëtar Arkeologjik i Antigonesë ndodhet vetëm 14 km në lindje të Gjirokastrës, pranë fshatit Saraqinishtë në Luginën e Drinos. Antigonea u themelua nga Mbreti Pirro i Epirit (319 – 272 p.e.s.), nga i cili fitojmë shprehjen ‘një fitore si ajo e Pirros’, (fitore e arritur me një kosto të tillë që vlen për të diskutuar) pas pushtimit...

Parku Arkeologjik Kombëtar Apollonia

Apollonia është një qytet antik në Shqipëri, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera antike.  Është themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa rrënojat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek. XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa rrënoja të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik...

Parku Arkeologjik i Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Zemra e Parkut Kombëtar është qyteti Antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike. Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në fund të gadishullit të Ksamilit, i cili ndan detin Jon nga liqeni i Butrintit. Ky park, ashtu si shumë...

Galeria Kombëtare e Arteve

Pinakoteka ishte institucioni i parë i arteve figurative në Shqipëri. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë. Ndërtesa e Galerisë Kombëtare të Arteve, e cila ndodhet sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u inaugurua më 29 nëntor të vitit 1974. Aty gjenden disa salla ekspozimi si: ajo e Artit të Rilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikës dhe ajo e punimeve të bëra pas...