Sot Durrësi ka muzeun arkeologjik më të madh në Shqipëri. Muzeu i vjetër u hap në mars të vitit 1951 nga Vangjel Toçi, i njohur dhe si babai i arkeologjisë durrsake, duke ekspozuar objektet e zbuluara në nëntokën e zonës së Durrësit. Godina e muzeut të ri u hap në vitin 2002 dhe u rikonceptua në vitin 2015, ku ekspozohen mbi 2 mijë objekte që nga prehistoria e deri në shek IV pas erës sonë. Sapo hyni në muze do të...
Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’, e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj, dhe që kanë kuptimin e gjërave të fshehura që publiku nuk i dinte në atë periudhë, është kthyer tashmë në ‘Muzeun Kombëtar të Përgjimeve’. Muzeu Kombëtar ‘Shtëpia me Gjethe’ ndodhet në zemër të qytetit, përballë kishës Ortodokse dhe pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Muzeu është hapur për publikun që në 23 Maj 2017. Shtëpia me gjetheve u ndërtua në 1931 dhe...
Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri, por edhe një nga më të rëndësishmit. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Ai është institucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin e vlerësimin e historisë së Shqipërisë te publiku. Ndërtesa e Muzeut Historik Kombëtar zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2. Ka një fasadë dominante, kjo falë mozaikut gjigand të quajtur “Shqipëria”, me dimensione 10 x 40 m, një...
Historia e fotografisë në Shqipëri fillon me italianin Pietro Marubbi, i cili u vendos në qytetin e Shkodrës gjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ku hapi dhe studion e parë të fotografisë në 1858-ën. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubbi” është muzeu i parë i fotografisë në Shqipëri, që u hap në maj 2016 nga koleksioni i ish Fototekës Kombëtare “Marubi”. Duke mos pasur fëmijë, ndihmësit e parë të Pietro Marubit dhe vijuesit besnikë në fushën e fotografisë ishin Mati...
Muzeu Ikonografik “Onufri“ ndodhet në qendër të lagjes së banuar në kalanë e Beratit. Ai është përshtatur në ambientet e Katedrales “Fjetja e Shën Marisë“. Arkitektura ku është vendosur Muzeu Ikonografik Onufri është Kisha më e madhe e lagjes Kala. Ajo ka qenë Katedralja e qytetit të Beratit dhe së bashku me ndërtesat e Mitropolisë formonte një kompleks arkitektonik. Nga ky kompleks ka mbetur vetëm kisha, e cila është ndërtuar në vitin 1797, por që mendohet se është rindërtuar mbi themelet e...
Muzeu Etnografik ose ndryshe Banesa e Llavdës ndodhet përgjatë rrugës kryesore për në kalanë e Beratit. Pas restaurimit të ndërtesës në vitin 1979, në ambientet e saj u vendos Muzeu Etnografik i Beratit. Kjo banesë karakteristike është aktualisht ndër të paktat në gjininë e banesave me çardak. Ajo vjen në ditët e sotme pa ndryshime të mëdha, duke ruajtur si vlerat e jashtme, ashtu dhe ato ornamentike në brendësi te saj. Në katin e sipërm na prezantohen disa shembuj të dhomave...
Muzeu Etnografik ose ndryshe Banesa e Llavdës ndodhet përgjatë rrugës kryesore për në kalanë e Beratit. Pas restaurimit të ndërtesës në vitin 1979, në ambientet e saj u vendos Muzeu Etnografik i Beratit. Kjo banesë karakteristike është aktualisht ndër të paktat në gjininë e banesave me çardak. Ajo vjen në ditët e sotme pa ndryshime të mëdha, duke ruajtur si vlerat e jashtme, ashtu dhe ato ornamentike në brendësi te saj. Në katin e sipërm na prezantohen disa shembuj të dhomave...
Në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Rrapit të Bezistanit, ndodhet një shtëpi karakteristike, e cila në vitin 1986 u kthye në muze. Ky muze, i cili përfaqëson traditat dhe mënyrën e të jetuarit në Elbasan, gjendet në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit. Ndërtesa është 200 vjeçare dhe përfaqëson shtëpitë tipike të stilit post-mesjetar shqiptar. Për nga lloji, kultura dhe origjinaliteti, godina është nga më të rrallat në vend. Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin...
Muzeu Etnografik i Krujës është së bashku me Muzeun Kombëtar Skënderbeu. Muze Kombetar (Nr. 27/2018, Neni 202, Qendra Muzeore Krujë-“Muzeu Kombëtar Skënderbeu, Muzeu Etnografik Krujë”, Muze Kombetar). Muzeu Etnografik ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muze është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanëve, që në atë kohë ishin sundimtarë të Krujës. Ndërtesa e ndërtuar nga Ismail Pashë Toptani, i përket vitit 1764, është e tipit çardak dhe ka stil oriental. Në të gjenden piktura të stilit barok dhe islamik, të cilat...
Gjirokastra, pjesë e trashëgimisë botërore, është një qytet i veçantë në jug të Shqipërisë, ndërtuar në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën. Aty gjendet pazari dhe kalaja më e vjetër e gjithë Ballkanit së bashku me shtëpitë më të famshme në vend, si ajo e fëmijërisë së Ismail Kadaresë apo Enver Hoxhës, por edhe të familjeve të tjera vendase të shquara, në rrugët me kalldrëm të këtij qyteti. Nga faqja e këtij...











