Reçi, një fshat i vendosur në mes të kodrave në luginën e Shkrelit, është i njohur për larminë e madhe të bimëve aromatike e mjekësore, mirëpo gështenjat paraqesin tiparin e vërtetë dallues të tij. Pemët e para të gështenjës, të cilat kanë rezistuar deri më sot, u mbollën rreth 250 vjet më parë, ndërsa sot ky frut është burimi më i rëndësishëm i të ardhurave për komunitetin lokal. Andaj, tashmë është bërë traditë që çdo vit, në fundtetori, të organizohet “Festa e...
Vallet dropullite shoqërohen me këngë homophone (me tekst). Kjo valle lidh njerëzit fizikisht dhe shpirtërisht, prandaj edhe festat janë evenimentet më të mira në jetën e njerëzve sepse përfshijnë traditat dhe gëzimet e jetës së përditshme. Vallja dyshe, është një valle emocionale që kërcehet në formë rrethore gjë që na shpie në shek V p.e.s., ku sipas Iliadës së Homerit, Korifeu i valles, me 50 vetë nga pas, kërcenin për nder të Dionisit (perëndi e begatisë) rreth bustit imagjinar të tij,...
Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore përbën një zeje të veçantë në pamjen e përgjithshme të zejtarisë shqiptare. Deri në momentin kur filluan të hapen dyqanet e para të punimit të veglave (gjysma e dytë e shek. XIX, fillimi i shek. XX), veglat muzikore popullore punoheshin vetë prej çdo familjeje dhe në veçanti prej bartësve të folklorit. Në rrugë artizanale në Shqipëri kanë qenë prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, curlë dyjare, çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk,...
Ahengu shkodran është një pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të Gegërisë. Ky aktivitet, pjesë e folklorit tonë, organizohet në “perde” – shkallë muzikore specifike, të cilat janë gjithsej dymbëdhjetë. Në secilën perde gjejmë një repertor muzikor, që përfshin kryesisht këngë, melodi me vegla dhe valle, të cilat ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, ahengu shkodran fillon të kristalizohet nga fillimi i shekullit të XVIII-të. Në Shkodër ka...
Muzika popullore është muzikë tradicionale, zhanri që evoloi prej saj gjatë ringjalljes popullore të shekullit XX. Disa lloje të muzikës popullore mund të quhen muzikë botërore. Por, ajo ka qenë në kontrast me stilet tregtare dhe klasike. Muzika tradicionale popullore është përcaktuar në disa mënyra, si: muzikë që transmetohet gojarisht, muzikë me kompozitorë të panjohur, ose muzikë e realizuar me porosi për një periudhë të gjatë kohore. Termi e ka zanafillën në shekulliin XIX, por dihet që muzika popullore shtrihet përtej kësaj. #foogallery-gallery-11168...
Ky cikël këngësh legjendare, i shoqëruar me lahutë, është tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, ku në qendër ka dy vëllezërit: Mujin dhe Halilin. Eposi konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj, Mërtur, Krasniqeja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në Rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e Suharekë. Koha e formimit të tij lokalizohet të jetë përpara dyndjes sllave në Ballkan, pra parasllav dhe paraturk. Për shumë studiues,...
Isopolifonia është folklor vokal, instrumental dhe koreografik dhe tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit” nga UNESCO, më 25 nëntor 2005. Isopolifonia është dukuria bazë muzikore në Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo disa zërave të ndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar nga grup këngëtarësh. Tipet kryesore të saj janë isopolifonia labe, isopolifonia toske dhe isopolifonia çame. Isopolifonia është 2-3 dhe 4-zërëshe, vokale, instrumentale...
Bёhet fjalё pёr historinё e njё vajze shumё tё bukur, motra mё e vogёl e dymbëdhjetë vёllezёrve. Ishte aq e bukur e me aq shumë virtyte, sa nuk e kishte shoqen, ndaj asnjё nga djemtё nuk guxonte ta kёrkonte pёr nuse. Njё ditё prej ditësh, prezantohet dhe kёrkon dorёn e saj njё luftёtar i huaj, i pashëm e i fortë, por vinte nga njё tokё e largёt. Nёna me njёmbёdhjetё vёllezёrit ishin kundёr martesës së tyre, por Kostandini, vëllai i dymbёdhjetë, duke parё...
“Një herë e në një kohë fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër. Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit. Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte. Derisa u ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogji. Bisha briti, ‘Ku je ti...
Thuhet se ishte një malësor me emrin Gjergj Elez Alia, i cili kishte nëntë plagë të rënda mbi trup dhe dergjej në shtratin e vdekjes. Shumë kishte luftuar kundër shtypësve të huaj, nënë e babë i kishin vdekur, por kishte një motër që kujdesej për të natë e ditë te koka. Duke qenë në këtë situatë një baloz i zi, një trim i prapë, doli prej detit. Ky baloz rrënoi e shkatërroi vendin, duke prerë gjithë trimat që kanë guxuar...











