Trashëgimia

Legjenda e kalasë së Rozafës

Kështjella madhështore e vendosur në Shkodër mban në vete një nga legjendat më interesante dhe më të trishtueshme të vendit. Flitet për tre vëllezër të martuar me tri gra që jetonin në Shqipërinë e veriut. Të tre vëllezërit punonin ditë e natë për të ndërtuar një kala, mirëpo sa herë që ata mbaronin punën, muret e kësaj kalaje shembeshin. Një ditë, një plak u tha atyre se kishte një mënyrë që muret e kësaj kalaje të mos shembeshin më, një flijim...

Legjenda e plakave te prillit

Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”. Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”. Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb. Mali i Tomorrit është vendi...

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Në këtë legjendë thuhet se kishin qenë njëherë e një kohë dy vëllezër trima që tërë jetën e tyre e kishin kaluar duke luftuar me shpata e me shtiza. Më i madhi dhe më i fuqishmi kishte qenë Muji. Më i vogli dhe më i zhdërvjellëti kishte qenë Halili. Aq i fortë kishte qenë Muji saqë kur një kalimtar i rastit e kishte pyetur atë se kah i bie filan fshati, Muji që kishte qenë duke lëvruar në arë i...

Legjenda e Liqenit të Ohrit

I mbushur plotë me bukuri dhe legjenda, liqeni i Ohrit mbetet një ndër atraksionet më të mira në vend. Egziston një legjendë mbi këtë liqen që thotë: “Kur Zoti krijoi liqenin e Ohrit tha: ‘kam krijuar liqenin më të bukur në planet, mirëpo, njerëzit këtu janë shumë mëkatar, si pasojë e mëkatit, do krijojë edhe një përbindësh’ dhe ashtu bëri. Askush nga njerëzit nuk e dinte se çfarë përbindëshi do të krijonte Zoti, prandaj të gjithë kishin frikë që të jetonin...

Artizanati në Fier

Punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregon vlerat, kulturën dhe identitetin e vendit tonë. Ndonëse në Fier për disa vjet u duk sikur kjo traditë u sfumua, sot brezat e rinj po mundohen të ruajnë traditën, përmes punimeve të baltës, punimeve me grep apo edhe qendisjes ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të tashmen. Në të shkuarën, prodhimi i qeramikës përbënte një nga zejet më të rëndësishme për të plotësuar kërkesat e përditshme, për materiale ndërtimi (tjegulla, tulla), për...

Llabania, element i lashtë i veshjeve popullore shqiptare

Veshjet e sipërme që hidheshin supeve në mot të keq kanë qenë përdorur gjerësisht nga popullsia fshatare e vendit tonë. Një mbulesë për t’u mbrojtur nga reshjet ishte edhe llabania, një kapuç prej shajaku të dhirtë, që vendosej mbi kokë e zgjatej prapa në shpinë pothuaj deri në bel e më poshtë. Burimet e shkruara të kohës antike nga njëra anë dhe monumentet arkeologjike nga ana tjetër janë të mjaftueshme për të provuar karakterin ilir të këtij petku. Ndër monumentet më të qarta...

Parku Arkeologjik i Orikumit

Një nga zonat më të vizituara në Vlorë, Orikumi, nuk është vetëm një qytet turistik bregdetar, por edhe një vendbanim i lashtë ilir, themeluar në shekullin Vl p.e.r, në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokaster. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut. Aktualisht, është zbuluar vetëm një përqindje e vogël e këtij qyteti antik, por gërmimet arkeologjike në të ende vazhdojnë. Në tarracën jugore janë zbuluar rrënojat...

Artizanati në Delvinë

Delvina është një nga qendrat urbane më të njohura në shkallë vendi kryesisht për traditën e hershme të artizanatit, artizanati në këtë zonë njihet që nga periudha mesjetare. Veprimtari të tilla si Panairi i Artizanëve synon rikthimin e pjesshëm të traditës së njohur delvinjote të artizanëve në kushtet e reja të zhvillimeve ekonomike e turistike. Artizanati ne kete rajon ka tradite te lashte. Dallohet sidomos zona e Delvines, ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj. Punime Bakri Ndonëse një zanat i...

Xhubleta mijëravjeçare, mbretëresha e kostumeve shqiptare

Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes sonë ilire, që malësoret e përcollën deri në vitet 1950-1960, pra përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve ku emblema për të gjitha është shqiponja. Nëse historia e popujve të tjerë të lashtë u trashëgua duke u shkruar në “hieroglifë” të gdhendura në gurë e mjete të tjera “rrethanore”, te iliro-shqiptarët kjo histori u trashëgua e “qëndisur” në mesazhet, ngjyrat, simbolet e figurat e xhubletës. E kush nuk është̈ mahnitur nga dallgët...

Artizanati në Shkodër

Shkodra 2500 vjeçare njihet si një qytet me traditë të lashtë kulturore. Në shumëllojshmërinë e elementeve përbërëse të kulturës së saj, ajo që i jep një stil unik veprimtarisë së Shkodrës është kultura artizanale e këtij populli, e zhvilluar në drejtim të përpunimit të materialeve të ndryshme si: druri, metali, dhe lëkura me të cilën zakonisht punonin burrat. Gratë, në anën tjetër, punonin kryesisht me qëndisjen e rrobave, çarçafëve, jastëkëve, mbulesave të tavolinave, në endjet e shumëllojshme të pëlhurës, në punimet...