Trashegimi natyrore

Ujërat Termale të Bënjës

Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyrale dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur...

Ishulli i Maligradit

Ishulli i Maligradit është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore dhe një perlë mes liqenit të Prespës së Madhe. Gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe dhe është ishulli i dytë më i madh në liqen dhe ndodhet vetëm 20 minuta me varkë nga fshati Pustec. I njohur ndryshe edhe si “Ishulli i gjarpërinjve”, ka një sipërfaqe afërsisht 5 ha dhe është një ishull i vogël karstik tektonik, i pozicionuar 900 metra mbi nivelin e detit. Një destinacion...

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjendet 90 km nga kryeqyteti. Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim. Ai është kompleksi ligatinor më i madh jo-bregdetar në Shqipëri, i përbërë nga katër lagunat (Karavasta, Godullat, Godullat e Pishës, Spiaxho) me një sipërfaqe prej afro 5.000 hektarësh. Hyrja për në park kryhet nëpërmjet rrugës kryesore që lidh Divjakën me Parkun Kombëtar. Rruga e ndan...

Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”

Ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare. Ka klimë malore, por me diell gjatë verës. Temperaturat nuk janë kurrë tepër të larta për shkak të pozicionit të...

Parku Kombëtar i Dajtit

Parku Kombëtar i Dajtit është vendosur  26 km në lindje të Tiranës. Ai zë një sipërfaqe prej 3,300 ha të rrafshnaltës së Dajtit. Ky park tërheq shumë vizitorë dhe është një vend i përshtatshëm  për piknik familjar, sporte, lojëra si dhe aktivitete të tjera interesante. Parku i Dajtit ka një florë dhe faunë mjaft të pasur. Bimësia e dendur e bën atë një nga zonat më të gjelbëruara në vend. Parku është i njohur për pyjet e tij ku gjenden...