Me ftesë të Shkëlqesisë së Saj, Ambasadores Rana Abu Sbeih, përfaqësues të Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) zhvilluan një vizitë zyrtare në Ambasadën e Shtetit të Palestinës në Tiranë.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, trashëgimisë, edukimit dhe turizmit, si dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta që promovojnë shkëmbimet kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Palestinës.
Gjithashtu, u prezantuan mundësi për zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fushën e artit, artizanatit dhe kulturës, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të edukimit dhe turizmit te vendeve tona.
IETT falënderon Ambasadoren Rana Abu Sbeih për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e frytshëm, duke shprehur besimin se ky takim do të shërbejë si pikënisje për një bashkëpunim të suksesshëm dhe afatgjatë.





