Kisha e Shën Thanasit ndodhet në fshatin Karavasta e Re, në afërsi të luginës së Karavastasë.
Ai daton në gjysmën e dytë të shek. XVIII, në vitin 1778. Në vitin 1979 piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën me afreska.
Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Athanasit, si dhe në frizat gjatësore.
Në çerek kupolën e konkës së absidës është pikturuar Shën Mëria, ndërsa më poshtë renditen Kungimi i Apostujve dhe Jerarkët.
Piktorët grabovarë Joani dhe Gjergji kanë adaptuar në ikonografi tematikën e vendosur në kishën ortodokse, të pasuruar me elemente stilistikore të influencuara nga zhvillimet artistike në malin e Athosit, të përdorura më parë nga mësuesit e tyre Konstandin dhe Athanas Zografi.
Kisha e restauruar e Karavastasë u shpall monument kulture që në vitin 1963.