Ndodhen pranë qytetit të Peshkopisë dhe për nga efektet kurative janë më të mirat në Ballkan për shkak të përbërjes së ujit.
Lixhat burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit dhe kanë përmbajtje kaliumi e sulfatesh. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 – 43,5 gradë C dhe me një prurje prej 14 litra për sekond.
Përveç ujërave termale (të nxehta) rreth 300 metra më sipër ka 2 burime uji të ftohtë me ngarkesa minerale dhe veti shumë të larta kurative por që frekuentohen shumë nga pushuesit.
Lixhat kanë efekte fantastike në shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymarrjes, pastaj reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjinekologjike.
Të dhënat historike tregojnë se llixhat e Peshkopisë janë frekuentuar prej shumë vitesh.
Një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një potencial të jashtëzakonshëm kurativ e mbi të gjitha përthithës i turistëve të huaj. Një vizitë në këtë vend është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, për të kuruar njëkohësisht probleme të ndryshme shëndetësore e për të shijuar bukuritë që natyra i ka falur vendit tonë.
Prandaj mund të themi se Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë.