Pjesëmarrje

IETT Albania në BTR Winter Edition 2025 – Riad

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) Shqipëri mori me krenari pjesë në Business Travel Roadshow (BTR) – Edicioni i Dimrit, i zhvilluar në Hilton Riyadh Hotel & Residences më 6–7 tetor 2025. Gjatë këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar, IETT zhvilloi një sërë takimesh produktive, sesione rrjetëzimi dhe punëtori interaktive, të cilat ngjallën interes të madh për trashëgiminë e pasur kulturore...

Rritja e ndërgjegjësimit për turizmin e qëndrueshëm përmes inovacionit dhe interesave të veçanta

Më datat 20 dhe 21 maj 2025, IETT mori pjesë në një seminar ndërkombëtar të zhvilluar nga Prof. Dr. Andriela Vitic Cetkovic, profesore në Universitetin e Malit të Zi në Fakultetin e Turizmit dhe Menaxhimit të Hoteleve. Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Marketingut dhe Turizmit i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Gjatë seminarit, u trajtuan dy tema kyçe: * Trends in...

IETT Albania pjesë e BTR 2025 në Xhedah!

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) mori pjesë në Business Travel Roadshow (BTR) 2025, i cili u mbajt në Hilton Jeddah më 27-28 janar 2025! Ky event prestigjioz mblodhi më shumë se 100 agjenci, institucione dhe biznese nga sektorët e trashëgimisë, turizmit dhe edukimit, duke ofruar një platformë të jashtëzakonshme për të lidhur marrëdhënie dhe bashkëpunime. Pjesëmarrësit treguan interes të madh...

IETT pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2024

Panairi i punës i organizuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, erdhi edhe këtë vit si një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë. Në këtë panair morën pjesë 45 kompani e institucione publike e private, me qëllim që t’i njohin të rinjtë me pritshmëritë që kërkon tregu i punës, mundësitë, procedurat...

IETT merr pjesë në edicionin e 11-të të panairit ndërkombëtar të udhëtimit dhe Turizmit në Xheda – Arabi Saudite, 19-21 shkurt 2023

Ky panair organizohet nën kujdesin e veçantë të Lartësisë së Tij, Princit Saud bin Abdullah bin Jalawi, Guvernator i Xhedas. Pjesëmarrës në këtë panair janë më shumë se 200 agjenci turistike vendase dhe ndërkombëtare, kompani nga sektori privat, linja ajrore, hotele, resorte dhe një sërë kompanish të specializuara në sektorin e turizmit. Nuk mungon edhe prania e kompanive të reja nga...

IETT pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Fuqia e muzeve”

Në datën 18 maj 2022, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë organizoi konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fuqia e muzeve”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe studiuesve të ndryshëm. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi, gjatë fjalës në hapje të konferencës theksoi se dita e sotme duhet të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin për faktin se...