Në rrethin e Vërçës veshja e grave është ruajtur gjer në Luftën II- Botërore dhe në ndonjë fshat dhe më vonë. Pjesa kryesore e saj ishte linja, fundi i gjerë prej pëlhure pambuku dhe jeleku, pjesa e përparme e të cilit zbukurohej me monedha metalike. Gratë e Vërçës në kokë mbanin shami të thjeshta të zbukuara me oja, rruaza e temina. Nën ndikimin e fesë islame në këtë rrethinë gratë myslimane kanë përdorur edhe dollomanë, xhyben dhe një pjesë dhe tumanet. #foogallery-gallery-10380 .fg-image {...
Qyteti i Leskovikut ka qenë i banuar nga një shtresë e pasur, e përbërë nga pronarë tokash që ruanin marrëdhënie me qytetet më në zë të Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Veshja e grave të pasura të këtij qyteti dallohet me fustanin e gjatë prej kadifeje të zbukuruar me fije ari, ose fundin dhe sakon po prej kadifeje. Këto veshje shoqëroheshin me jelekët e brezat të qëndisur me ar. Në Leskovik gratë muslimane kanë përdorur edhe çitjanet, të shoqëruara me dolloma, xhybe,...
Qyteti i Leskovikut ka qenë i banuar nga një shtresë e pasur, e përbërë nga pronarë tokash që ruanin marrëdhënie me qytetet më në zë të Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Veshja e grave të pasura të këtij qyteti dallohet me fustanin e gjatë prej kadifeje të zbukuruar me fije ari, ose fundin dhe sakon po prej kadifeje. Këto veshje shoqëroheshin me jelekët e brezat, të qëndisur me ar. Në Leskovik gratë muslimane kanë përdorur edhe çitjanet, të shoqëruara me dolloma, xhybe,...
Ky monument natyror i mrekullueshëm gjendet në luginën e Urakës (degë e Matit), në lindje të fshatit Urakë, rreth 150 m mbi nivelin e detit. Kanioni është formuar në gëlqerorë, prej lumit e karstit, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm me mure vertikale dhe shpella të shumta me karakter karstik. Muret e kanionit janë tërheqëse dhe të vështira për të eksploruar, duke pasuar guva dhe shpella të cilat janë shpesh herë të vështira për t’u arritur dhe të kuptohet struktura e tyre. Gjerësia...
Shtëpia e Piktorit Sali Shijaku, e cila konsiderohet si shtëpia më e vjetër në Ballkan, ndodhet në Tiranë, në rrugën “Vildan Luarasi”. Ndërtimi i saj me mur guri, qerpiçi dhe skelet druri i përket vitit 1400. Dikur kjo ndërtesë ka funksionuar si spital turk. Në katin e parë ndodhet dhoma e pritjes ku zhvilloheshin aktivitete të ndryshme afër oxhakut, dhe vendi është i mbushur me piktura të rralla. Në katin e dytë gjenden dhomat e gjumit, të mbushura gjithashtu me piktura dhe portrete....
Ky muze i veçantë në llojin e tij është ngritur plot pasion dhe përkushtim në Tiranë, ku nëpërmjet koleksionit të rrallë të fakteve dhe objekteve përshkruan jetën e gruas shqiptare që nga antikiteti deri në diktaturë. Pjesë e këtij muzeu janë veshje, sende të jetës së përditshme, enë, pajisje shtëpiake, fotografi, dokumente, gazeta, revista, që kanë në fokus figurën e gruas shqiptare. Në muze spikat periudha e komunizmit me objektet dhe informacionet mbi jetën e grave në familje dhe punë. Një veshje...
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës dhe një nga dëshmitë historike, kulturore më domethënëse të qytetit. Gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi në bllokun “Partizani”, në vitin 1972, u hasën rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Pjesët e mureve, fragmentet e tullave, pjesët e enëve prej qeramike, mozaiku, e datuan vendbanimin në në shekullin I pas Krishtit, i cili në shek. III mendohet...
Galeria e Artit është një hapësirë e artit pamor e pozicionuar në zemër të Tiranës. Misioni kryesor i kësaj galerie është të lidhë komunitetin e kryeqytetit me botën e artit, duke inkurajuar vlerësimin dhe kuptimin e rolit të artit në shoqëri. Me synim të promovimit të artistëve të rinj dhe artit bashkëkohor, galeria ofron një gamë të gjerë ekspozitash të veçanta që sjellin një eksperiencë të pasur artistike për vizitorët. Në kuadër të ekspozitave të saj, GAT organizon mbrëmje poetike, si dhe projekte...
I krijuar në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të ushtrisë, ky muze pasqyron ngjarjet më të rëndësishme ushtarake, si dhe shpreh identitetin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Muzeu i armëve numëron tre pavijone: pavijonin e epokës, pavijonin e periudhës së komunizmit dhe pavijonin që gjendet në pjesën e jashtme të muzeut. Pavijoni i epokës nis me periudhën e Skënderbeut, aty gjendet topuzi i drurit i shek. XV-të i përdorur në kohën e Skënderbeut, si dhe armë...
I themeluar që në vitin 1948, Muzeu i Shkencave të Natyrës u bë pjesë e Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës të Fakultetit të Shkencave Natyrore në vitin 2010. Ky muze, i cili ndodhet në rrugën Petro Nini Luarasi në qytetin e Tiranës, është qendër e rëndësishme shkencore e specializuar në fushën e vlerësimit të larmisë, monitorimit dhe inventarizimit të faunës shqiptare: Entomofaunës (Insektet), Herpetofaunës (Amfibët dhe Reptilët), Ornitofaunës (Shpendët), Mammalofaunës (Gjitarët), Makrobentofaunës (Molusqe, Krustace) etj. Në MSHN ekspozohen mbi 3,000 ekzemplarë...










