iett_institute

This author iett_institute has created 636 entries.

Muzeu Kadare në Tiranë

Në vitin 2019 u hap për publikun shtëpia e Ismail Kadaresë në Tiranë, ku ai ka jetuar dhe shkruar pjesën më të madhe të librave të tij. Pallati i tij, ashtu i palyer, i vjetër, tipik i kohës së komunizmit, pasqyron jetën e shkrimtarit gjatë periudhës totalitare. Brenda apartamentit ekspozimi ndahet midis dokumenteve origjinale, objekteve, librave edhe mobilieve. Ndalesa më e pëlqyeshme është dhoma personale e shkrimtarit, aty spikasin titujt e librave që kanë influencuar Kadarenë, të vendosura në një raft të...

Kisha e Shën Triadhes

Kisha e Shën Triadhës ndodhet në zonën muzeale të Mangalemit në Berat, në faqen jugore të Kalasë. Ajo është e ndërtuar me gërshetimin e tjegullave të modelit bizantin me radhë të forta guri, si mbajtëse të pjesës së poshtme të ndërtesës. Afresket murale në faqet e brendshme janë të dëmtuara për shkak të vjetërsisë. Megjithatë gjurmët e temave biblike që tregojnë dishepujt e Krishtit, elementë të “Darkës së Fundit”, apo ditët dhe ritualet që i paraprijnë Pashkëve duken ende mbi muret e...

Kisha e Shën Thanasit

Kisha e Shën Thanasit ndodhet në fshatin Karavasta e Re, në afërsi të luginës së Karavastasë. Ai daton në gjysmën e dytë të shek. XVIII, në vitin 1778. Në vitin 1979 piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën me afreska. Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Athanasit, si dhe në...

Kisha e Shën e Premtes

E ngritur midis ullinjve, në një zonë kodrinore në fshatin Çetë të Kavajës, gjendet një prej objekteve më të rëndësishëm të kultit në vendin tonë, që daton prej shekullit XIII. Ajo është e vetmja kishë me arkitekturë gotiko-romake e mbetur në territorin e Shqipërisë. Kisha e “Shën e Premtes” e cila njihet ndryshe edhe si “Kisha e Çetës” ose si “Kisha e Shën Paraskevisë”, ndër vite ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të ndryshëm, të cilët janë interesuar për disa aspekte të saj dhe u...

Mali i Tomorrit

Tomorri është mali më i veçantë dhe enigmatik në Shqipëri, i cili zotëron pamje nga të gjitha pikat e horizontit. Mendohet se është formuar së paku 65 milion vjet më parë. Ai ndodhet në lindje të qytetit të Beratit e Poliçanit, në jug-juglindje të Çorovodës dhe në perëndim të Gramshit. Shtrihet mbi formacione gjeologjike të shumëllojshme, të dominuara kryesisht nga gëlqerorë dhe shkëmbinj porozë. Nga mali i Tomorrit burojnë dy lumenj të fuqishëm: Osumi dhe Devolli, si dhe dy përrenjë: përroi i...

Kanioni i Urakës

Kjo pikë e mrekullueshme natyrore është e vendosur në sektorin e mesëm të rrjedhës së lumit Urakë, në lindje të fshatit Urakë. Formimi i Kanionit të Urakës është rezultat i veprimtarisë erozive të lumit Urakë, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm me mure vertikale dhe shpella të shumta me karakter karstik. Muret e kanionit janë tërheqëse dhe të vështira për të eksploruar, duke pasuar guva dhe shpella të cilat janë shpesh herë të vështira për t’u arritur dhe të kuptohet...

Kanioni i lumit të Zezës

Kanioni i lumit Zeze, eshte nje nga kanionet me interesante te zones se Fushe-Krujes. Ai ndodhet prane fshatit Nikel dhe fundi i këtij kanioni çon në rezervuarin e Bovilles. Rrjedhja e ujit të lumit është e rrëmbyeshme, ndaj edhe ka formuar kanionin. Ai buron nga Parku Kombetar i Qafshtames dhe çan permes Malin e Krujes me atë të Gamit, duke formuar një kanion të mrekullueshëm me gjatësi 3 km. Përgjatë kanionit ndeshen burime dhe ujëvara nga më spektakolaret. #foogallery-gallery-10043 .fg-image { width: 150px; } #foogallery-gallery-10043 { --fg-gutter:...

Kanionet e Osumit

Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në të gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”. Kanionet e Osumit kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450m mbi nivelin e detit. Mendohet se janë formuar 2-3 milionë vjet më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë. Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore...

Kanionet e Nivicës

Kanionet e Nivicës janë një pasuri natyrore e turizmit malor në jug të Shqipërisë. Ato fillojnë në krye të fshatit Nivicë dhe kanë një gjatësi të përgjithshme rreth 7 km. Kanionet zgjerohen në drejtim të fshatit Lekdush, poshtë tij. Pjesa më e ngushtë e kanioneve shtrihet poshtë fshatit Nivicë me një gjatësi rreth 3 km. Rrjedha e ujit ka krijuar vaska uji, ujëvara e shpella interesante, si shpella me qiell. Adhuruesit e natyrës dhe aventurës, përveç bukurive që ofron bregdeti, mund të...

Kanionet e Erzenit

Këto kanione të mrekullueshme ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen dhe janë vetëm 20 km larg Tiranës. Lumi i Erzenit ka një gjatësi prej 108 km. Rrjedh në një terren shkëmbor dhe gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Kanionet janë të mbushur me vaska, katarakte, guva dhe ngushtica të të gjitha formave. Diku në mesin e kanioneve janë tri burime të bukura. Dy prej burimeve kanë ujë me minerale squfuri. Kjo bën që uji të merrë një ngjyrë të kaltër në blu,...