Liqeni i Ohrit me një thellësi prej 285 m, është më i thelli në Ballkan dhe lag në pjesën më të madhe të tij Maqedoninë (Ohër, Strugë), dhe Pogradecin në Shqipëri. “Liqeni i dritës” u shpall pasuri natyrore nga UNESCO në vitin 1980 dhe që prej korrikut të vitit 2019, është pjesë e e trashëgimisë botërore. Plot 4 milionë vjet janë dashur që të krijohet një liqen i këtyre përmasave, dhe gjithçka filloi kur nisi të shembej toka në pjesën perëndimore...
Kodiku i Purpurt i Beratit, i klasifikuar nga UNESCO te “Memorja e botës”, daton në shekullin VI dhe është i shkruajtur në pergamenë të purpurt. Ai është një nga katër kopjet e vetme të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur në pergamenë me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishten e vjetër. Kodiku i Purpurt i Beratit ka 190 fletë dhe...
Një performancë tradicionale popullore, e cila është ruajtur gjallë për shekuj me radhë në vendin tonë: Iso-polifonia. Një mënyrë e të kënduarit ku disa zëra sinkronizohen dhe shprehin në mënyrë të jashtëzakonshme qoftë pikëllimin, qoftë gëzimin. Këngët që zakonisht dëgjojmë në zonat jugore të Shqipërisë mbartin në vetvete një trashëgimi kulturore shumë të vlefshme. Nuk është për t’u çuditur që është përfshirë në 50 atraksionet më interesante në botë dhe mbrohet si trashëgimi kulturore jomateriale nga UNESCO. Mjaft interesante është...
Ambjente për trajnime, workshope, kurse, brainstorming e shumë të tjera.. Për informacione të mëtejshme kontaktoni: Email: [email protected]; [email protected] Cel: +355 67 60 58 044 ...
“Një promovim i veçantë, i një libri dhe autori të veçantë” – Me këto fjalë e filloi vlerësimin e tij Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor i IETT-së. Nën organizimin e IETT, më 10 dhjetor 2021 u mbajt promovimi i librit “Është një vend që quhet këngë”, i autorit Najwan Darwish. Në këtë eveniment, morën pjesë Amb. Besnik Mustafaj, diplomat, pedagog, përkthyes dhe shkrimtar i njohur; Z. Najwan Darwish, autor i librit dhe poet i njohur nga Palestina, Prof. As. Dr....
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), zhvilloi mbledhjen e radhës të Bordit Drejtues, për të analizuar veprimtarinë e vitit 2021 dhe planin në perpektivë për vitin 2022. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm: Kryetari i Bordit, Prof. Dr. Valter Shtylla; Drejtori Ekzekutiv i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj; anëtarët e bordit: Ambasador Kujtim Morina dhe Z. Buron Kaceli; koordinatorja e IETT, Znj. Anisa Hykaj dhe sekretarja e IETT, Zj. Resilda Muça. Në fjalën e mirëseardhjes, kryetari i Bordit Drejtues,...
Në fundjavën e datave 20-21 nëntor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) me organizatat e tij partnere: Qendra për Studime të Avancuara (CNS) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), organizuan workshop-in e dytë dy-ditor në kuadër të Programit të Trajnimit të Kërkimit. Mentori i këtij seminari ishte Dr. Ardian Muhaj, një studiues me përvojë, anëtar i Institutit të Historisë në Tiranë dhe drejtor i AIITC. Në raundin e dytë të këtij programi u përzgjodhën punime shumë të mira...
Gjatë shtatë ditëve, IETT organizoi një sërë leksionesh dhe vizitash studimore në Shqipëri dhe Kosovë mbi Ekonominë Frymuese. Ligjëratat u mbajtën nga Dr. Mohamed Buheji, themelues i Institutit Ndërkombëtar të Ekonomisë Frymëzuese, IIIE dhe Dr. Dunya Ahmed, asistent profesor në Departamentin e Shkencave Sociale në Universitetin e Bahreinit dhe Kryetare e Komitetit Shkencor në IIIE. Në ditën e fundit të vizitave të tyre, u zhvillua një takim përmbyllës në ambientet e IETT, me praninë e anëtarëve të bordit, stafit dhe bashkëpunëtorëve të...
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm ekonomik në rajonet rurale të Shqipërisë. Në kuadër të serisë së leksioneve mbi ekonominë frymëzuese, të përgatitur nga IETT, Dr. Mohamed Buheji, gjatë vizitës së tij në ambientet e “Organic Herb”, mbajti një leksion me temën “Ekonomia frymëzuese në fushën e bujqësisë dhe zgjidhjet që ajo u ofron familjeve në zonat rurale”.
Duke ndarë përvojat e tij, Dr. Buheji dha informacione dhe këshilla lidhur me zhvillimin afatgjatë të sipërmarrjes rurale, si një fushë shtesë veprimi.
Siç argumentojnë psikologët dhe sociologët, koha e lirë ka një rol pozitiv në procesin e prodhimit: mund të përmirësojë produktivitetin e punës së individëve duke ndikuar në vetë-zhvillimin e tyre. Në kuadër të serisë së leksioneve të organizuara nga IETT mbi Ekonominë frymëzuese, këtë herë në qytetin e Shkodrës, Dr. Buheji e orientoi temën drejt një vështrimi ekonomik nga një këndvështrim sociologjik. ...











