Më datë 26 maj 2022, gazetari Kamal Mustafa, vizitoi Institutin e Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT). Ai u prit nga Drejtori Ekzekutiv i IETT, Prof. Dr. Ramiz Zekaj, Kryetari i Bordit, Prof. Dr. Valter Shtylla, Koordinatorja e IETT, znj. Anisa Hykaj dhe stafi administrativ. Z. Mustafa punon prej 33 vitesh në gazetën e famshme Al Nadwah, ka përfaqësuar Agjensinë Europiane të Medias (EPA) në Arabi Saudite dhe Egjipt, duke marrë pjesë kështu në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të fushës së...
Në datën 18 maj 2022, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë organizoi konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fuqia e muzeve”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe studiuesve të ndryshëm. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi, gjatë fjalës në hapje të konferencës theksoi se dita e sotme duhet të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin për faktin se muzet janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve...
IETT mori pjesë në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare mbi Përkthimin organizuar nga Biblioteka dhe Arkivi Kombëtar i Abu Dhabit në Emiratet e bashkuara Arabe me temën: “Përkthimi i librit Zajed, njeriu që ndërtoi një shtet” në gjuhën shqipe dhe roli i tij në përmirësimin e imazhit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe trashëgimisë së tyre kulturore në Ballkan”. Konferenca u organizua virtualisht dhe pati një numër akademikësh dhe studiuesish nga universitetet dhe institucionet kryesore nga e gjithë bota që morën...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit i kushton një rëndësi të veçantë librotekave të institucioneve të ndryshme kulturore dhe arsimore, publike e private. Me këtë rast, gjatë vizitës në shkollën e mesme të bashkuar “Ali Iber Neza”, Tropojë, u dhurua një kontigjent titujsh të ndryshëm për pasurimin e saj dhe vënien në dispozicion të nxënësve. Qëllimi i këtij projekti është përhapja e dijes mes gjithë grupmoshave, nëpërmjet dhurimit të librave në zhanre të larmishme. Në kuadrin e aktiviteteve në fushën e...
IETT vizitoi përgjatë dy ditëve panairin e turizmit organizuar në pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke u njohur dhe krijuar bashkëpunime me pjesëmarrës të sektorit të turizmit. Prezent në këtë panair ishin operatorë turistikë, organizatorë të udhëtimeve në grup, agjentë të udhëtimit, shërbime të hoteleve dhe resorteve, profesionistë të sektorit të udhëtimeve dhe konsumatorëve të turizmit etj. #foogallery-gallery-10689 .fg-image { width: 150px; } #foogallery-gallery-10689 { --fg-gutter: 10px; }
Gjirokastra, pjesë e trashëgimisë botërore, është një qytet i veçantë në jug të Shqipërisë, ndërtuar në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën. Aty gjendet pazari dhe kalaja më e vjetër e gjithë Ballkanit së bashku me shtëpitë më të famshme në vend, si ajo e fëmijërisë së Ismail Kadaresë apo Enver Hoxhës, por edhe të familjeve të tjera vendase të shquara, në rrugët me kalldrëm të këtij qyteti. Nga faqja e këtij...
Butrinti u shpall vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1992 dhe kryeson çdo listë të atraksioneve ndërkombëtare që duhen parë në Shqipëri. Rrënojat e tij 2500-vjeçare brenda një parku madhështor të gjelbër e me një hapësirë prej 30 km, janë disa nga më të bukurat e të mirëmbajturat në Evropë. Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një diversitet natyror, gjysmë natyror dhe habitate artificiale si: këneta me ujë të freskët, kallamishte, pyje dhe makje mesdhetare, fusha të mbjella, taraca me...
Berati me arkitekturën e veçantë të tij, ka bërë që të pozicionohet si një nga vendet e Trashëgimisë Botërore UNESCO në Shqipëri. I ndarë në dy lagje historike, Mangalemin dhe Goricën, nga lumi Osum, qyteti bashkohet përmes urës së gurtë të Goricës. Ky qytet, një herë e një kohë i quajtur Antipatrea, është i rrethuar nga Tomori dhe Shpiragu, dy nga malet më mitike të Shqipërisë. Trashëgimia kulturore e qytetit të Beratit është unike, mjaft e pasur dhe e larmishme. Trashëgimia...
Rrajca është një destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj sepse ofron bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Në 7 korrik 2017, në Sesionin e 41-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i mbledhur në Krakovë, Poloni u miratua zgjerimi i zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetër të Ahut (Fagus sylvatica, L.) edhe me dy zona nga Shqipëria, duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s. Rrajca gjendet pranë zonës së Përrenjasit apo Librazhdit dhe zë një hapësirë...
Me një sipërfaqe prej 3000 ha, lugina e Gashit gjendet në pellgun e parkut kombëtar të Valbonës, në verilindje të Alpeve, në rrethin e Tropojës, shumë larg zonës së banuar. UNESCO e ka përfshirë këtë rezervat të çmuar natyror në listën e trashëgimisë botërore të natyrës. Kjo mrekulli natyrore ruan një nga natyrat më të paprekura në Shqipëri! Pjesa më e madhe e sipërfaqës së Lumit të Gashit është thuajse terësisht e mbuluar me pyje të virgjëra ahu dhe pjesa tjetër...











