Parku Kombëtar i Dajtit është vendosur 26 km në lindje të Tiranës. Ai zë një sipërfaqe prej 3,300 ha të rrafshnaltës së Dajtit. Ky park tërheq shumë vizitorë dhe është një vend i përshtatshëm për piknik familjar, sporte, lojëra si dhe aktivitete të tjera interesante. Parku i Dajtit ka një florë dhe faunë mjaft të pasur. Bimësia e dendur e bën atë një nga zonat më të gjelbëruara në vend. Parku është i njohur për pyjet e tij ku gjenden...
Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj 2017, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse: “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë...
Muzeu Arkeologjik i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. U hap më 01.11.1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Ky muze prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Materiali i ekspozuar përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek...
Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit, e krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj. Punime në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkure, leshi, etj. , materiale të endura apo të qëndisura, mbartin në vetvete vlera të çmuara dhe janë dëshmi e identitetit tonë kombëtar. Këto punime artizanale, ngjallin interes të madh tek vizitorë dhe studiues të ndryshëm vendas dhe të huaj. Lezha është...
Ura e Mesit është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, në vitin 1768 dhe është ura më e madhe që ka mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane në Shqipëri, e për këtë ka fituar statusin si monument kulturor i kategorisë së parë Vendndodhja e saj është në fshatin Mes, rreth 5 km në verilindje të Shkodrës. Gjatë viteve ka shërbyer për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Pozicioni ku ngrihet ura është vend piktoresk dhe bukurinë ia shton edhe më shumë uji i...
Ura e Goricës, gjendet në qytetin e Beratit dhe është një nga urat e gurit më të mëdha në trevat shqiptare, njëkohësisht njëra prej urave më të vjetra të vendit. Ura është e ngritur mbi lumin Osum, në qendër të Beratit. Është ndërtuar në shekullin XVIII, fillimisht prej druri, e më pas në kohën e Ahmet Kurt Pashës ajo u ribë me gurë. Më vonë ura kaloi edhe në disa faza ndërtimi në periudha të ndryshme, ku pati një rindërtim thuajse...
Një godinë ku do të gjeni frymëzim më shumë se gjithçka tjetër. Qyteti i pavarësisë është njëri ndër vendet më të vizituar në të gjithë Shqipërinë. Buzë detit të këtij qyteti gjendet edhe shtëpia e selisë së Qeverisë së Vlorës, 1912. Kjo godinë, fillimisht ka shërbyer si ndërtesë e Karantinës, e pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912, u bë selia e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit për 14 muaj, deri në 22 janar të vitit...
Muzeu ndodhet në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth 30 metër larg bulevardit kryesor. Ai ka qenë i vendosur në objekte të ndryshme, por momentalisht objekti në të cilin gjendet ky muze, ka qenë ndërtesa e Shtëpisë së Kulturës “Haki Stërmilli”, një ndërtesë dykatëshe, e vjetër për nga vitet e ndërtimit, por e mirëmbajtur bukur mirë. Në këtë ndërtesë dy katëshe mund t’i vizitoni tre pavione me 2000 relikte mjaft të rëndësishme të periudhave të ndryshme kohore. Për t’i parë...
“Qyteti i gurtë” me të drejtë konsiderohet margaritari i trashëgimisë sonë kulturore. Pikërisht në këtë qytet ndodhet edhe njëri ndër muzeumet më të rëndësishëm të traditës dokësore dhe zakonore. Objekti i muzeut është vendosur në lagjen “Palorto” dhe daton qysh në shekullin e XIX. Ndërtuar tre shekuj më parë, banesa e tipit kullë, që përfaqëson një model tipik të jetës të një familjeje qytetare patriarkale të kohës, po vazhdon ende të luajë rolin e muzeut në Gjirokastër. Objekti ka katër kate dhe...
Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë. Me vlera të shumëfishta që ka ky vend muze është pranuar ndër të parët qytete në UNESCO. E kur jemi te vlerat themi se simboli kryesor i qytetit është Kalaja. Kalaja e Gjirokastrës është e lidhur ngusht me vetë qytetin. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m...











