Trashëgimia

Artizanati në Mirditë

Krahina e Mirditës, sikurse dhe çdo trevë tjetër e Shqipërisë e ka pasur të zhvilluar artizanatin, pra punimet e dorës, zejtarinë. Punimet e dorës, ato tradicionale kanë lindur si nevojë për t’u pajisur me objekte, veshje apo çdo gjë tjetër të nevojshme gjatë aktivitetit jetësor të njeriut. Në Mirditë ekzistonte edhe tradita e thurjes së qilimave në tezgjah e cila aktualisht ka humbur. Tradita e podhimit të veshjeve popullore Tradita e prodhimit të veshjeve popullore është pasuri kulturore e çdo vendi. Këto veshje...

Veshja e grave të fshatit të Mokrës

Mokra ndodhet në Shqipërinë Juglindore në viset e Pogradecit. Veshja e grave të kësaj krahine është mbajtur në dy variante: Veshja e grave ortodokse dhe veshja e grave muslimane. Elementet themelore të veshjes së grave ortodoke ishin këmisha e gjatë tek fyelli i këmbës, me kinda në të dy anët, me mëngë të gjata e të qëndisur. Pjesë të tjera të veshjes ishin edhe cibuni, neça (përparja me dy fletë pëlhure të lashtë e me vija horizontale), brezi, çorapet dhe shamia e kokës. Veshja e...

Rregullat dhe zakonet shqiptare mbi mënyrën e të ngrënit

Në shekujt XVI-XVII, sikurse dëshmohet në disa dokumente, shqiptarët kur uleshin për të ngrënë, në të shumtën e rasteve, përdornin sofrat prej druri të madhësive të ndryshme. Deri në Luftën e Parë Botërore kishte ende zona të thella e të varfra që përdornin tasa, lugë e enë uji prej druri. Ndërsa në zonat më të zhvilluara, krahas enëve prej qeramike të glazuruar, si shtamba, bardhakë, vorbe, qypa e poçe, misurë e tasa, përdornin edhe enët prej bakri por të kallaisura mirë,...

Artizanati në Këlcyrë

Në Këlcyrë artizanati ka një rol të rëndësishëm në kulturën vendase. Në tregje e tyre mund të gjeni punime të veçanta të bëra me dorë si rroba dhe artikuj të drurit. Tradita qindra vjeçare e punimit të vazove të drunjta me mënyrë artizanale nuk është zhdukur në Këlcyrë. Prej vitesh mjeshtrat e artizanatit në këtë zonë vazhdojnë ta trashëgojnë këtë traditë. Artizanati i punimit te vazove te drunjta. Tradita e vazove të drunjta është një traditë e cila nuk haset në shumë qytete, por...

Artizanati në Korçë

Korça njihet si një nga perlat e juglindjes së Shqipërisë, ku përveç serenatave, rakisë e ushqimit, njihet dhe për punimet artizanale. Qyteti i Korçës është një nga qytetet që shquhet për traditën dhe artin e poçerisë. Kjo traditë është kultivuar prej kohësh në qytet dhe është përçuar nëpër gjenerata. Në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter artstiko-kulturor, artizanët kanë prezantuar produkte të ndryshme të punimit në baltë, alabastër, allçi, punime guri etj. Panairi i poçerisë është një traditë e hershme në...

Artizanati në Kukës

Prodhimet e artizanatit të sotëm kuksian, janë në  listën e traditave shekullore që datojnë nga koha Ilire. Është shumë e lashtë tradita e poçarisë, e cila në rrethanat e sotme mund të konsiderohet e zhdukur. Edhe gdhendja e gurit, drurit, punimi i hekurit kanë qenë përdorur gjerësisht dikur për zbukurimin e shtëpive, duke filluar që nga periudha e mesjetës e në vazhdim.  Por edhe këto janë profesione thuajse të zhdukura. Artizanati i punëve te dorës Punët e dorës së grave janë...

Vajtimet popullore, këngët rituale të pasvdekjes në Shqipëri

Në tërësinë e dukurive historiko-kulturore të traditës, të sinkretizuara në jetën shpirtërore të popullit tonë, një vend tejet të veçante zënë vajtimet popullore për vdekjen, për të vdekurin dhe përcjelljen e tij në varr. Në folkloristikën tonë vajtimi i parë që njohim është “Ajkuna qan Omerin”, të birin e vrarë në luftë. Këngët e para të vajtimeve ishin të strukturuara dhe fillonin me pyetje retorike të stilit “pse po ndahesh nga jeta?”, duke përfunduar me aktivitetet e mëtejme të botës tjetër: “Po...

Artizanati në Përmet

Përmeti njihet për ruajtjen e traditës artistike dhe duarartë, ndër të tjera edhe nëpërmjet punëve artizanale. Në panaire dhe ditë aktivitetesh vëmë re produkte unike si punëdore, qëndisje me motive të ndryshme, gdhendje në gur dhe dru apo thurrje të shportave. Qyteti i Përmetit vazhdon ta ruajë traditën e punimeve prej leshi, si qilimave, rrugicave, këndeve dhe punimeve tjera, të cilat gjejnë përdorim të gjerë familjar por janë edhe me interes për vizitorët vendas dhe të huaj. Për mënyrën e punimit të...

Artizanati në Shkodër

Shkodra 2500 vjeçare njihet si një qytet me traditë të lashtë kulturore. Në shumëllojshmërinë e elementeve përbërëse të kulturës së saj, ajo që i jep një stil unik veprimtarisë së Shkodrës është kultura artizanale e këtij populli, e zhvilluar në drejtim të përpunimit të materialeve të ndryshme si: druri, metali, dhe lëkura me të cilën zakonisht punonin burrat. Gratë, nw anwn tjetwr, punonin kryesisht me qëndisjen e rrobave, çarçafëve, jastëkëve, mbulesave të tavolinave, në endjet e shumëllojshme të pëlhurës, në punimet...

Artizanati në Tiranë

Në qytetin e Tiranës vazhdon prodhimtaria e hershme e qelesheve, llullave, punimeve në gur-alabastër e materialeve të çmuara, si në argjend dhe bakër. Biznesi më i suksesshëm sot realizohet nga mjeshtrit e prodhimit të kostumeve popullore shqiptare për të rritur dhe fëmijë. Ku në radhë të parë vinë punimet e prodhimeve të leshit si: prodhimet e çantave, rrugicave, bandave, si dhe punimet e kutive prej ari e argjendi që përdorin gratë e vajzat për mbajtjen e stolive, unazave, varëseve dhe aksesorëve...