Më datë 5 maj 2022 u hap zyrtarisht Panairi i Turizmit dhe Sportit, edicioni i 18-të në ambientet e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.
Ky panair është një event promovues, në të cilin prezantohen një sërë destinacionesh turistike, agjensi dhe biznese, institucione të tjera nga vendi, rajoni dhe me gjerë, për sektorin e turizmit dhe sportit.
Me këtë rast, një delegacion i Institutit, përfaqësuar nga Koordinatorja e IETT, Znj. Anisa Hykaj vizitoi stendat e panairit ndër të cilat përmendim stendën e “Visit Peja” nga komuna e Pejës, “Struga” nga komuna e Strugës, stendën e Malit të Zi, ku u prit nga përfaqësues të qytetit të Ulqinit, Tivarit etj,
Gjatë vizitave u diskutua në lidhje me mundësitë e një bashkëpunimi në të gjitha fushat që IETT operon dhe që janë me interes për të gjitha palët, me synim promovimin e vlerave turistike, tradicionale, historike e kulturore të vendeve tona. 🇦🇱
IETT e vlerëson Panairin e Turizmit dhe Sportit si një mundësi të përsosur për krijimin e kontakteve me përfaqësues nga industria e turizmit dhe sportit në Ballkan, duke u bërë nxitës bashkëpunimesh dhe projektesh për të gjitha palët që kanë për qëllim promovimin e pasurive turistike dhe kulturore të vendeve të rajonit.