iett_institute

This author iett_institute has created 636 entries.

IETT pjesëmarrëse në takimin online “Ekonomia Inspiruese dhe OJF-të”

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit mori pjesë në takimin online të International Institute of Inspiration Economy Project, IIEP me temë “Ekonomia Inspiruese dhe OJF-të” Sesioni u udhëhoq nga Dr. Khawla Al-Muhannadi dhe Dr. Muhamed Buheji, Themelues i IIEP. Ligjërata përmbajti një prezantim të detajuar nga Dr. Buheji, fillimisht mbi rolin dhe objektivat e IIEP, më pas mbi Ri-dimensionimin e rolit të OJF-ve bazuar në Ekonominë Inspiruese. Ai e nisi shpjegimin me një listim të epokave të evoluimit të Ekonomisë Inspiruese...

IETT certifikon studentët praktikantë në “Full Stack Development”

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT pati kënaqësinë të certifikojë, studentë të Insitutit Kanadez të Teknologjisë, CIT të cilët përgjatë tre muajve kryen internship në “Full Stack Development” pranë ambienteve të Institutit. Gjatë kësaj periudhe ata patën mundësinë të koordinohen nën mbikqyrjen e pedagogëve të CIT për krijimin e një produkti final për IETT, siç ishte krjimi i një harte dixhitale që përmban pikat kryesore turistike në Shqipëri. IETT u uron studentëve suksese në projekte të tjera të ardhshme po...

Marrëveshje bashkëpunimi mes IETT dhe AU

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe “Albanian University” (AU), nënshkruan një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, me qëllim arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm, në shërbim të palëve të interesuara, bashkëpunëtorëve, studentëve apo stafeve respektive. Përfaqësues të dy institucioneve ishin Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT dhe Prof. Dr. Kaliopi Naska, Rektore e AU të cilët në kuadër të diskutimeve shqyrtuan mundësitë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje mbi pikat e mëposhtme: 1. Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e...

Ujërat Termale të Bënjës

Burimet termale të Bënjës janë një fenomen i rrallë natyror me efekte shumë të larta kuruese. Ato ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit, në komunën Petran. Në këtë vend dalin katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut. Pra, janë gjashtë burime gjithsej dhe dy prej të cilave kanë sipërfaqe më të madhe, ndodhen te këmbët e Urës së Katiut, kurse burimet...

Llixhat e Peshkopisë

Ndodhen pranë qytetit të Peshkopisë dhe për nga efektet kurative janë më të mirat në Ballkan për shkak të përbërjes së ujit. Llixhat burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit dhe kanë përmbajtje kaliumi e sulfatesh. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 – 43,5 gradë C dhe me një prurje prej 14 litra për sekond. Përveç ujërave termale (të nxehta) rreth 300 metra më sipër ka 2 burime uji të ftohtë me ngarkesa minerale dhe veti shumë të larta...

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjendet 90 km nga kryeqyteti. Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim. Ai është kompleksi ligatinor më i madh jo-bregdetar në Shqipëri, i përbërë nga katër lagunat (Karavasta, Godullat, Godullat e Pishës, Spiaxho) me një sipërfaqe prej afro 5.000 hektarësh. Hyrja për në park kryhet nëpërmjet rrugës kryesore që lidh Divjakën me Parkun Kombëtar. Rruga e ndan...

Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”

Ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare. Ka klimë malore, por me diell gjatë verës. Temperaturat nuk janë kurrë tepër të larta për shkak të pozicionit të...

Parku Kombëtar i Dajtit

Parku Kombëtar i Dajtit është vendosur  26 km në lindje të Tiranës. Ai zë një sipërfaqe prej 3,300 ha të rrafshnaltës së Dajtit. Ky park tërheq shumë vizitorë dhe është një vend i përshtatshëm  për piknik familjar, sporte, lojëra si dhe aktivitete të tjera interesante. Parku i Dajtit ka një florë dhe faunë mjaft të pasur. Bimësia e dendur e bën atë një nga zonat më të gjelbëruara në vend. Parku është i njohur për pyjet e tij ku gjenden...

Gjiri i Dafinës

Gjiri i Dafinës ndodhet në pjesën perëndimore të Parkut Natyror të Karaburunit, i cili është i vetmi park detar nëShqipëri. Shtegu i Dafinës ose i 2 deteve është një nga shtigjet mjedisore më tërheqëse për shumë vizitorë vendas dhe të huaj.Një nga periudhat më të mira për ta eksploruar këtë shteg është muaji maj deri në tetor. Ndonëse prej vitësh kjo zonë ishte e ndaluar të vizitohej për shkak se shtrihej në një perimetër të sigurisë së lartë ushtarake, sot ajo...

Gjiri i Gramës

Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur si Gjiri i Grammatas. Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rreze të shpatit perëndimor shumë të thiktë në Orikumin e afërt, dhe sipas historianëve ky vend ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit. Ai është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Kësisoj...