Trashëgimia

Shtëpia e Piktorit Sali Shijaku

Shtëpia e Piktorit Sali Shijaku, e cila konsiderohet si shtëpia më e vjetër në Ballkan, ndodhet në Tiranë, në rrugën “Vildan Luarasi”. Ndërtimi i saj me mur guri, qerpiçi dhe skelet druri i përket vitit 1400. Dikur kjo ndërtesë ka funksionuar si spital turk. Në katin e parë ndodhet dhoma e pritjes ku zhvilloheshin aktivitete të ndryshme afër oxhakut, dhe vendi është i mbushur me piktura të rralla. Në katin e dytë gjenden dhomat e gjumit, të mbushura gjithashtu me piktura dhe portrete....

Muzeu i gruas në Tiranë

Ky muze i veçantë në llojin e tij është ngritur plot pasion dhe përkushtim në Tiranë, ku nëpërmjet koleksionit të rrallë të fakteve dhe objekteve përshkruan jetën e gruas shqiptare që nga antikiteti deri në diktaturë. Pjesë e këtij muzeu janë veshje, sende të jetës së përditshme, enë, pajisje shtëpiake, fotografi, dokumente, gazeta, revista, që kanë në fokus figurën e gruas shqiptare. Në muze spikat periudha e komunizmit me objektet dhe informacionet mbi jetën e grave në familje dhe punë. Një veshje...

Mozaiku i Tiranës

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës dhe një nga dëshmitë historike, kulturore më domethënëse të qytetit. Gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi në bllokun “Partizani”, në vitin 1972, u hasën rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Pjesët e mureve, fragmentet e tullave, pjesët e enëve prej qeramike, mozaiku, e datuan vendbanimin në në shekullin I pas Krishtit, i cili në shek. III mendohet...

Galeria e Artit në Tiranë

Galeria e Artit është një hapësirë e artit pamor e pozicionuar në zemër të Tiranës. Misioni kryesor i kësaj galerie është të lidhë komunitetin e kryeqytetit me botën e artit, duke inkurajuar vlerësimin dhe kuptimin e rolit të artit në shoqëri. Me synim të promovimit të artistëve të rinj dhe artit bashkëkohor, galeria ofron një gamë të gjerë ekspozitash të veçanta që sjellin një eksperiencë të pasur artistike për vizitorët. Në kuadër të ekspozitave të saj, GAT organizon mbrëmje poetike, si dhe projekte...

Muzeu i Forcave të Armatosura Shqiptare

I krijuar në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të ushtrisë, ky muze pasqyron ngjarjet më të rëndësishme ushtarake, si dhe shpreh identitetin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Muzeu i armëve numëron tre pavijone: pavijonin e epokës, pavijonin e periudhës së komunizmit dhe pavijonin që gjendet në pjesën e jashtme të muzeut. Pavijoni i epokës nis me periudhën e Skënderbeut, aty gjendet topuzi i drurit i shek. XV-të i përdorur në kohën e Skënderbeut, si dhe armë...

Muzeu i Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati” (MSHN)

I themeluar që në vitin 1948, Muzeu i Shkencave të Natyrës u bë pjesë e Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës të Fakultetit të Shkencave Natyrore në vitin 2010. Ky muze, i cili ndodhet në rrugën Petro Nini Luarasi në qytetin e Tiranës, është qendër e rëndësishme shkencore e specializuar në fushën e vlerësimit të larmisë, monitorimit dhe inventarizimit të faunës shqiptare: Entomofaunës (Insektet), Herpetofaunës (Amfibët dhe Reptilët), Ornitofaunës (Shpendët), Mammalofaunës (Gjitarët), Makrobentofaunës (Molusqe, Krustace) etj. Në MSHN ekspozohen mbi 3,000 ekzemplarë...

Muzeu Kadare në Tiranë

Në vitin 2019 u hap për publikun shtëpia e Ismail Kadaresë në Tiranë, ku ai ka jetuar dhe shkruar pjesën më të madhe të librave të tij. Pallati i tij, ashtu i palyer, i vjetër, tipik i kohës së komunizmit, pasqyron jetën e shkrimtarit gjatë periudhës totalitare. Brenda apartamentit ekspozimi ndahet midis dokumenteve origjinale, objekteve, librave edhe mobilieve. Ndalesa më e pëlqyeshme është dhoma personale e shkrimtarit, aty spikasin titujt e librave që kanë influencuar Kadarenë, të vendosura në një raft të...

Kisha e Shën Triadhes

Kisha e Shën Triadhës ndodhet në zonën muzeale të Mangalemit në Berat, në faqen jugore të Kalasë. Ajo është e ndërtuar me gërshetimin e tjegullave të modelit bizantin me radhë të forta guri, si mbajtëse të pjesës së poshtme të ndërtesës. Afresket murale në faqet e brendshme janë të dëmtuara për shkak të vjetërsisë. Megjithatë gjurmët e temave biblike që tregojnë dishepujt e Krishtit, elementë të “Darkës së Fundit”, apo ditët dhe ritualet që i paraprijnë Pashkëve duken ende mbi muret e...

Kisha e Shën Thanasit

Kisha e Shën Thanasit ndodhet në fshatin Karavasta e Re, në afërsi të luginës së Karavastasë. Ai daton në gjysmën e dytë të shek. XVIII, në vitin 1778. Në vitin 1979 piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën me afreska. Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Athanasit, si dhe në...

Kisha e Shën e Premtes

E ngritur midis ullinjve, në një zonë kodrinore në fshatin Çetë të Kavajës, gjendet një prej objekteve më të rëndësishëm të kultit në vendin tonë, që daton prej shekullit XIII. Ajo është e vetmja kishë me arkitekturë gotiko-romake e mbetur në territorin e Shqipërisë. Kisha e “Shën e Premtes” e cila njihet ndryshe edhe si “Kisha e Çetës” ose si “Kisha e Shën Paraskevisë”, ndër vite ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të ndryshëm, të cilët janë interesuar për disa aspekte të saj dhe u...