Artizanati në Vaun e Dejës është trashëguar brez pas brezi, duke bërë që gratë dhe vajzat e kësaj zone të ushtrojnë këtë traditë me fanatizëm të rrallë dhe krenari, sidomos në tezgjah. Punët e dorës së grave janë ato që më së shumti i kanë rezistuar kohës, deri në ditët e sotme. Sofrabezet e prodhuara nga gratë zadrimore, por jo vetëm, janë të një cilësie të lartë dhe shumë të preferuara. Një vend të rëndësishëm në punëdoret e grave zë edhe përgatitja...
Zejtarët dhe artizanët shqiptarë e gjejnë frymëzimin për krijimin e punimeve të tyre tek tradita, motivet e lashta shqiptare të cilat kanë në thelb ndjenjën e patriotizmit. Punimet që artizanët krijojnë janë kryesisht prej guri, druri, dhe qeramike. Por, ata merren edhe me punimet e sixhadeve, qilimave me motive kombëtare, për të cilat punojnë për ditë të tëra. Punime artizanale në dru, guaska e guralecë, si dhe etnografi kanë zgjuar interesin e turistëve të huaj, por edhe atyre vendas të...
Artizanati për qytetin e Beratit është një vlerë e trashëguar, e cila mirëmbahet edhe sot në këtë qytet në disa gjini, si: gdhendje në dru, qendistari, punime në argjend dhe në metale të tjera, punime në kashtë, gdhendje në pllaka guri, punime dekorative me gur. Artizanati dhe zejtaria janë të përqendruar si aktivitete në familje, kryesisht në punimet e drurit, gurit, metalit, qëndistari, qilima, etj., ku sigurohen të ardhurat për të jetuar. Sot mjeshtërit e përpunimit të drurit janë të...
Në të kaluarën për dasmat ekzistonin rite të ndryshme e secili veprim kishte një simbolikë të veçantë. Ceremonia e dasmës përfshinte: prerjen e ditës, ditën e druve, ditën e brumit, ditën e rrobave të nuses dhe bashkimin martesor. Caktimi i ditës së martesës sipas krahinave të ndryshme quhej: “orok”, “prerja e ditës”, “premja e vades”, “prerja e fjalës”. Mendohej se shtyrja e kësaj dite sillte fat të keq, ndaj as vdekja nuk e shtynte martesën. Dita e druve thirrej dita kur shkonin për...
Meqenëse popullsia e Korçës përbëhet nga muslimanë e të krishterë, kjo ka bërë që midis veshjeve të të dy feve të ketë pasur dallime. Në fshat këto dallime vazhduan, ndërsa në qytet, që nga çereku i fundit i shek. XIX veshja qytetare ishte e njejtë si për muslimanët ashtu edhe për të krishterët. Që atëherë gratë e reja korçare, të krishtera e muslimane, visheshin sipas modës europiane të kohës, me fustan stofi e mëndafshi, me funde të gjata e të gjera, me...
Kulla e Mic Sokolit është ndërtuar nga fundi i shek. XVIII në fshatin Bujan të Tropojës dhe sjell deri në ditët tona imazhin e shumë ngjarjeve historike. Për nga tipologjia, ajo i ngjason banesës së fortifikuar të malësisë së Gjakovës. Karakteristikë e veçantë e saj është numri i madh i dritareve të vogla, të quajtura ‘frëngji’, të shpërndara në katër anët e ndërtesës si dhe çatia e saj në formë piramidale. Vendasit e Tropojës e vlerësojnë këtë ndërtim trekatësh si një...
Kostumet popullore janë përpunuar në rrjedhën e shekujve duke ruajtur tipare antike që lidhen me kulturat e hershme ballkanike e mesdhetare, me kulturën ilire e atë të arbërve të Mesjetës. Opingat e përdorura nga shqiptarët paraqesin një element shumë të lashtë veshjesh popullore të trashëguara nga një nënshtresë e vjetër ilire. Në variantet më të thjeshta ato bëhen prej një cope të vetme lëkure e cila përbën si pjesën e poshtme ashtu edhe të sipërmen, duke mbuluar vetëm gishtat e këmbëve. Me...
Përmeti shtrihet në pjesën jugore të Shqipërisë. Në të dy anët e rrjedhës së sipërme të lumit të Vjosës. Në rrethin e Përmetit, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, dalloheshin qartë gjashtë rrethina kostumologjike: Shqeria, Dangëllia, Cerja, Rrëza, Dëshnica dhe Malëshova ose siç quhet ndryshe labe. Duhet thënë se, në përgjithësi, veshjet popullore të rrethit të Përmetit, si të grave edhe të burrave, kishin ngjashmëri jo vetëm ndërmjet rrethinave të ndryshme etnografike por edhe me veshjet...
Në rrethin e Vërçës veshja e grave është ruajtur gjer në Luftën II- Botërore dhe në ndonjë fshat dhe më vonë. Pjesa kryesore e saj ishte linja, fundi i gjerë prej pëlhure pambuku dhe jeleku, pjesa e përparme e të cilit zbukurohej me monedha metalike. Gratë e Vërçës në kokë mbanin shami të thjeshta të zbukuara me oja, rruaza e temina. Nën ndikimin e fesë islame në këtë rrethinë gratë myslimane kanë përdorur edhe dollomanë, xhyben dhe një pjesë dhe tumanet. #foogallery-gallery-10380 .fg-image {...
Qyteti i Leskovikut ka qenë i banuar nga një shtresë e pasur, e përbërë nga pronarë tokash që ruanin marrëdhënie me qytetet më në zë të Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Veshja e grave të pasura të këtij qyteti dallohet me fustanin e gjatë prej kadifeje të zbukuruar me fije ari, ose fundin dhe sakon po prej kadifeje. Këto veshje shoqëroheshin me jelekët e brezat të qëndisur me ar. Në Leskovik gratë muslimane kanë përdorur edhe çitjanet, të shoqëruara me dolloma, xhybe,...











