Trashegimi natyrore

Mali i Polisit

Mali i Polisit, mali plot ngjyra dhe pamje magjepsëse shtrihet nga gryka e Shkumbinit, në veri deri në Sopot e Shpellë në jug. Dallohet për relievin tepër kompleks, ku mbizotërojnë lartësitë mbi 1,000m. Në pamje të përgjithshme ka formën e një pllake të madhe gëlqerore të valëzuar dhe tepër të copëtuar, të rrethuar nga të gjitha anët prej shpatesh të thepisura. Bimësia e Malit të Polisit, për shkak të zhvillimit të karstit, në kreshtën e tij është e varfër, dhe...

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Gadishullin e Ballkanit

Është më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe nga 360-540 km2, dhe së bashku me Lumenjtë Moraça, Drini e Buna përfaqëson një sistem unik, me potenciale të larta natyrore, biologjike dhe hidrologjike. Liqeni është 45 km i gjatë dhe 13km i gjerë dhe grumbullon ujërat nga pellgu ujëmbledhës prej rreth 5.179km2. Thellësia mesatare është 7-10m, ndërsa maksimalja 44m. Nga ky liqen buron Buna, që derdhet në Adriatik. Dikur, liqeni shtrihej deri në rrëzë të Alpeve. Tiparet e sotme të liqenit...

Lumi Vjosa

Lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, i shpallur “Park Kombëtar” me vendim nga Qeveria Shqiptare, duke u bërë Parku i parë Kombëtar i një Lumi të Egër në Evropë. Në të ardhmen, Vjosa do të ruhet si një lum natyror, me rrjedhje të lirë. Vjosa dhe degët e saj kryesore rrjedhin lirshëm për mbi 400 km, nga vargmali i Pindit në Greqi, ku quhet Aoös, deri në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri. Lumi dhe...

Alpet

Alpet Shqiptare janë një nga territoret më atraktive dhe më magjepsëse të trevave shqiptare, me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike. Ato përbëjnë krahinën më malore dhe interesante të vendit tonë dhe na radhitin ndër vendet e pakta të Evropës me Alpe. Këtu ndodhen dhe shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2,000m mbi nivelin e detit, majën më të lartë e Alpeve, Jezerca (2,694m), e dyta pas majës së Korabit (2,751m). Relievi ka formën e një...

Karaburuni

Karaburuni është një perlë e natyrës shqiptare dhe ndër destinacionet më mbresëlënëse për vizitorët. Gadishullit të Karaburunit përfaqëson një hapësirë shumë të madhe, me potenciale të rëndësishme, si për biodiversitetin ashtu dhe zhvillim ekonomik e turistik. Janë evidentuar: 10 tipe habitatesh natyror (2 habitate parësorë), 8 lloje, floristike të rëndësishme, 5 lloje, endemike dhe 1 lloj, të Aneksit IV, të Direktivës së Habitatit. Grupimet kryesore janë ata të kullotave të thata mesdhetare, pyjeve të çlirët me valanidh (Quercus ithaburensis subsp....

Nikolica

Ky atraksion ndodhet midis fshatrave Nikolicë dhe Arrëzë, në juglindje të maleve të Moravës. E veçanta e kësaj zonë është se dallohet për ndërtim fiziko-gjeografik të ndërlikuar. Përbëhet nga shkëmbinj magmatikë, terrigjenë dhe shumë pak nga gëlqerorë. Është zonë ndërkufitare me rëndësi për shkëmbimin e elementeve faunistike dhe floristike me Greqinë. Ka mjaft bimë të rralla dhe nënendemike. Pylli dominohet nga Ahu (Fagus sylvatica), i shoqëruar nga Bredhi i Maqedonisë (Abies borisii regis), më rrallë nga Pisha e zezë (Pinus nigra)...

Liqeni i Pogradecit

Liqeni i Pogradecit, një vend që duket si përrallë në çdo stinë dhe një nga pasuritë më të mëdha e të veçanta që Shqipëria ka. Përfshin trevën përreth liqenit të Ohrit, brenda kufirit shtetëror me Maqedoninë e Veriut. Dallohet për larminë e theksuar të peizazheve, ekosistemeve dhe kontrasteve natyrore. Në përbërje të tij janë: Liqeni i Ohrit (sit i trashëgimisë natyrore botërore), gropa e Pogradecit, pragu i Çërravës, Mali i Thatë dhe pjesa lindore e Malësisë së Mokrës. Liqeni i Pogradecit,...

Lumi Buna

Lumi Buna është një nga bukuritë natyrore më të veçanta në pjesën veri-perëndimore të Shqipërisë. Është shpallur “Peizazh i Mbrojtur”, Kategoria e V. Është pjesë e rrjetit EMERALD dhe IBA. Në sipërfaqen e peizazhit të mbrojtur përfshihen 40km gjatësi të Lumit Buna dhe 8 km të Lumit Drin. Përfshin lumin Bunë dhe zonën bregdetare-ligatinore të Velipojës. Ndodhet në fushën e Nënshkodrës, pjesën jugore të gjithë Ultësirës së Shkodrës. Zona e mbrojtur përfshin pjesën jugore të Grykëderdhjes së lumit Buna, i...

Shpella e Zezë

Shpella e Zezë e njohur ndryshe edhe si shpella e Pëllumbasit (650 m mbi nivelin e detit), është cilësuar si një nga shpellat karstike dhe vendbanimet prehistorike më të rralla të Shqipërisë. Ka shërbyer si vendbanim Ilir dhe skeletet e gjetura në këtë shpellë, sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Firences, i përkasin ariut të shpellave (Ursus Speleaus), që ka jetuar 400.000 deri 10.000 vjet më parë. Kjo shpellë karstike, ndryshe nga shpellat e ngjashme në Evropë ka...

Ujërat Termale të Bënjës

Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyrale dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur...