Xhamia Mbret, e quajtur dhe e Bajazitit, është një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit e shpallur monument kulture që në vitin 1948. Ajo është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II, në fund të shekullit të XV. Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja. Salla e lutjeve është me planimetri drejtkëndëshe. Ajo ndahet nga arkade prej tre harqesh që në muret anësore mbështeten në dy shtylla dhe dy pilastra. Salla mbulohet nga tavani prej dërrasash, të cilin, arkada mbajtëse e strukturave të çatisë e ndan në...
Ishte viti 1938, kur në Durrës u përurua “Xhamia e Madhe” ose “Xhamia e Re”, që asokohe ishte xhamia më e madhe në Ballkan pas xhamive të Turqisë. Arkitektët e projektit ishin italianë dhe ishte zgjedhja e tyre që arkitektura të respektonte nga një anë traditën islame, por në anën tjetër të integroheshin dhe kolonat tipike antike, që nderonin të shkuarën e Durrësit. Me fillimin e diktaturës komuniste, në vitin 1967 xhamia u mbyll në rolin e saj si institucion i besimit...
Një prej monumenteve më të rëndësishme të qytetit të Durrësit është xhamia Fatih, objekti më i vjetër i kultit islam në këtë qytet dhe xhamia e tretë më e vjetër në Shqipëri, pas asaj të Beratit dhe të Korçës. Ajo është ndërtuar në vitet 1502-1503 mbi rrënojat e një bazilike. Kjo xhami shquhet për ngjyrat, arkitekturën, si dhe dekorimet e brendshme. Nga rrënojat e bazilikës mbi të cilën është ndërtuar janë ruajtur pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor...
Xhami e E’them beut është monument kulture e kategorisë së parë që prej vitit 1949 dhe është e vetmja ndër xhamitë e shekullit XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë që i ka mbijetuar stuhisë shkatërrimtare të regjimit komunist mbi objektet e kultit. Xhamia pavarësisht kohës ruan ende shkëlqimin e një ndërtese tërheqëse. E veçanta e saj qëndron te dekoret, ku 700 metra katrorë është e tëra e pikturuar me dorë të lirë. Godina është ruajtur deri në ditët tona në gjendjen origjinale, pa...
Shumë pranë qytetit të Fierit, ndodhet parku arkeologjik i qytetit më të madh të Ilirisë së jugut, Bylisit. Dokumenti më i hershëm që flet për Bylisin është shkrimi i gjeografit grek Pseudo-Skylaks, 380 p.kr., ku thuhet: “Orikët banojnë në krahinën e Amantisë, amantët që shtrihen deri këtu jane ilirë nga bylinët” Bylisi i vjetër u ndërtua në bazë të planit arkitektonik të Hipodamnit. Që në shek. III. p.e.s. qyteti pajiset me monumente të shumta dhe të rëndësishme, si: teatri me hapësirë për...
Ky muze është ngritur në Tiranë në kuadër të 90 – vjetorit të krijimit të pullës së parë shqiptare në maj 1913. Në të ruhet kjo pullë si dhe pjesë nga koleksionet e 2.850 lloje pullash të emetuara në Shqipëri prej 600 serive të ndryshme. Këtu gjendet edhe pulla e parë e shtypur në Shqipëri në vitin 1957. Posta është një nga institucionet më të vjetra shqiptare, ndaj në këtë muze kemi të ekspozuara objekte të vjetra postare, pulla postare dhe objekte...
Kalaja e Petrelës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në juglindje të fushës së Tiranës, në territorin administrativ të komunës Petrelë. Ajo është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e Bizantit. E ngritur në një terren mjaft të pjerrët, nga ku mund të shikosh të gjithë Tiranën. Ajo ishte një nga kalatë në pozicionin më strategjik për Gjergj Kastriotin, pasi kontrollonte një nga arteriet kryesore të lëvizjes, Rrugën Egnatia. Në këtë periudhë kështjella komandohej nga motra e Skënderbeut, Mamica, e cila me familjen...
Kalaja e Prezës ndodhet në verilindje të Tiranës, vetëm pak kilometra larg aeroportit “Nënë Tereza”. Ajo është kala tipike mesjetare. Lulëzimin më të madh e ka pasur në shekullin XV, por të dhëna të ndryshme i kanë shtyrë të mendojnë specialistët, se duhet të jetë ndërtuar që andej nga shekulli XIII – XIV. Ajo i përkiste familjes feudale të Topiajve. Kalaja ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt me kulla të rrumbullakëta në katër nga qoshet e tij dhe me një kullë...
“Xhubleta”, tipologjia e veshjes më të vjetër në botë, ndër thesaret më të çmuara të kombit tonë. Për të lundruar më shumë në thellësinë e kësaj pasurie kthyer në kryesimbol të Nënës Shqipëri, që i tejkalon përmasat e një veshjeje të zakonshme kombëtare, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT, organizoi një takim me autoren Luljeta Dano, Drejtore e Qendrës Antropologjike XHUBLETA. Takimi u hap me përshëndetjen e Drejtoreshës së IETT-së, Prof. Dr. Nevila Nika, e cila uroi të pranishmit për mirëseardhjen...
IETT në bashkëpunim me Interpret Europe, IE, organizuan një leksion të hapur rreth interpretimit të trashëgimisë. Gjatë prezantimit të saj, Daniela Ruci, biologe dhe Guidë Interpretative e çertifikuar nga IE, theksoi rëndësinë e përfshirjes së kësaj dukurie nga udhërrëfyesit përgjatë shoqërimit të vizitorëve në vende të ndryshme në Shqipëri. Udhërrëfyesit interpretues në të gjithë botën ndajnë së bashku përkushtimin për të frymëzuar pjesëmarrësit përmes trashëgimisë së tyre, duke i përfshirë ata emocionalisht me vendet që vizitojnë, me objektet që shohin dhe prekin,...











